Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka deklaruar se do të ulet tatim fitimi për fermerët, në mënyrë që të zbatohen politikat e bujqësisë.
Nga foltorja e Kuvendit, Ahmetaj theksoi se qeveria po ofron mbështetje për bujqësinë, që ky sektor të mos jetë i copëtuar dhe fermerët të bashkohen.
Ata e rritën borxhin, ne jo vetëm kemi ulur taksat, por po ulim dhe borxhin prej tre vitesh. Qeveria nuk krijon borxh të ri, por trajton borxhin e trashëguar. Qeveria ka sjellë uljen e normës së tatim fitimit për fermerët e inkorporuar në shoqatat e bashkëpunimit bujqësor. Ne jemi duke kuruar problemin që ka bujqësia, që gjithë prodhimi është bazuar në ngastra të vogla toke, të copëtuara, ku teknologjia-puna-kapitali nuk bëhen dot bashkë për shkak të këtij copëtimi.
Ne po ulim tatim fitimin, për të promovuar bashkimin e fermerëve, në mënyrë që të ketë mundësi që politika bujqësore të zbatohet. Lehtësira për agroturizmin, edhe këtu jemi një hap pas. Rama ka thënë se shumë shpejt do të avancohet një mbështetje financiare për agroturizmin. Kemi punësuar 240 mijë njerëz më shumë se në vitin 2013. Nuk kemi arritur Gjermaninë, por shpëtuam Shqipërinë nga humnera dhe e kemi futur në rritje ekonomike. Paketa fiskale është paketë solidariteti, pasi kemi shkuar te qeliza e gjësë.Arben Ahmetaj, ministër i Financave
Lajmi kryesor: