Bojkoti i opozitës, PS shtyn ligjin për magjistratët, Balla: S'i kemi votat, por jemi në negociata me LSI

TIRANE-Kuvendi i Shqipërisë ka shtyrë projektligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Shtyrja erdhi me kërkesë të PS, pasi opozita bojkotoi seancën dhe shumica nuk i ka votat e mjaftueshme, 84 për ta kaluar. Diskutimi i projektligjit ishte parashikuar për seancën e sotme, por opozita e bojkotoi me arsyetimin se u manipulua votimi për ligjin e teatrit kombëtar ditën e enjte.Të pranishëm në Kuvend nga opozita në seancën e sotme ishin vetëm dy kryetarët e grupeve të PD dhe LSI, Spaho dhe Vasili.

Ata u shprehën se mungesa e opozitës është në shenjë proteste për atë që e cilësojnë si falsifikim të votimit duke kërkuar kështu anulimin e procesit. Por duket se pas bojkotit të opozitës fshihej frika për rrjedhje votash nga deputetët. Taulant Balla reagoi duke u shprehur se qëllimi i vërtetë i bojkotit është ligji për magjistratët, pasi përsa i përket pretendimeve për manipulim të proccesit të votimit për ligjin për teatrin, sipas tij ishte opozita që e organizoi ndërrimin e kartave të Bitrit me të Tavos. 

Megjithatë në përfundim të seancës, Balla pranoi se shumica nuk i ka 84 votat për të kaluar ligjin për magjistratët, por u shpreh se ka një komunikim zyrtar me LSI, ndërsa i kërkoi edhe publikisht që të votonte ligjin, pasi është i njëjtë me një vit më parë kur e votoi, asokohe në koalicion me PS.

Nuk është arsye për të bojkotuar seancën pretendimin se në votimin në seancën e 5 korrikut, votën në emër të deputetit Tavo i është tjetërsuar për shkak se në vendvotimin e Bitrit u gjet e Tavos rastësisht dhe se Bitri votoi përmes kartës së Tavos. U informova nga përfaqësuesit e PS që kanë administruar kërkesën dhe provat filmike nga shërbimet e Kuvendit, që do të bëhen publike, ku duken qartë një deputet i caktuar, anëtar i LSI ka marrë kartën nga vendvotimi i Tavos dhe e shpuri përmes një deputeti tjetër te vendvotimi i Bitrit. Pak rëndësi kanë emrat. Brahimllari dhe Panariti? Besoj se po. Bojkotuan Kuvendin mbi një veprim që e kryen po vetë. Votimi nuk ndikoi në rezultatin e votimit. Më vjen keq që opozita ka degraduar, që bën një votim vetë dhe mbi veprimin e kryer vetë akuzon për vjedhje të madhe. Opozita do ta bojkotonte Kuvendin pas vendimit për negociatat. Sot nuk i kishim 84 vota, ne duam dhe kemi pritjen që të jetë një proces me konsensus për njërën nga forcat politike, ftesa ime është për deputetët e LSI, pasi sot e një vit kemi pasur të njëjtin pozicion dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Mendoj që jemi në kohën e duhur për t’u mundësuar në shtator djemve dhe vajza për të vijuar magjistraturën. Rrjedhje votash nga opozita? Unë po iu them që kemi një komunikim zyrtar me LSI për këtë cështje, por dua të theksoj që i rëndësishëm është që të ruajmë konseguecën për qëndrimet tona për magjistraturën. LSI duhet të qëndrojë konseguente si një vit më parë. Komunikimi nga LSI me individë? Shpresoj që në Kuvend ka deputetë me pritje europiane që duan që reforma në drejtësi të vijojë

Taulant Balla

Projektligji kërkon 84 vota, ndërsa do të mundësojë zëvendësimin në një kohë të shpejtë të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut, me qëllim për të evituar rrëshqitjen e drejtësisë drejt kolapsit të plotë. Shumica ka 79 vota, pra i duheshin edhe 5 për të kaluar ligjin për prokurorët dhe gjyqtarët, por duke qenë se nuk i kishte numrat vendosi që ta shtynte. Ndërkohë që seanca vijoi me diskutimet e tjera të rendit të ditës. Kryeministri Rama nuk ndodhej në seancë, pasi ka është i pranishëm në Samitin e Londrës për Ballkanin.

Kreu i grupit parlamentar të LSI Vasili sot në Kuvend

Diskutimi në Kuvend për votimin e ligjit të Teatrit Kombëtar dhe magjistratët
Gramoz Ruçi:
Sot jam njohur me kërkesë, kam autorizuar që të mblidhet sekretariati për procedurat e votimit dhe të investigojë dhe mbi bazën e mendimit të tyre do të kem një qëndrim.

Petrit Vasili: Në përputhje me rregulloren kërkesa jonë për shkak të kësaj seance, është depozituar dy ditë përpara. Ka qenë koha e nevojshme për të bërë investigimin e duhur. Është standard shumë i ulët, që vota u tjetërsua në Kuvend. Është e papranueshme që në këtë situatë ne të vijojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Për këto arsye ne nuk vazhdojmë dot së bashku deri kur të sqarohet situata dhe votimi të ribëhet.

Edmond Spaho: Edhe unë mbështes qëndrimin e kolegut Vasili. Votimi i së enjtes me një akt të paprecedent, procesi i votimit kishte defekte, rezultati i votimit u manipulua. Kuvendi duhet të kishte verifikuar pretendimet e opozitës. Në këto kushte nuk do të marrim pjesë në seancë, pasi gjendje të tilla po bëhen të zakonshme.

Gramoz Ruçi: Unë kërkesën sot e kam marrë, të shtunë dhe të diel nuk ka funksionuar administrata. I kam dhënë porosi administratës të shqyrtojë cështjen dhe të pastaj do të marr vendimin.

Taulant Balla: Dua të sqaroj opinionin se nga ana e grupit të PS nuk ka pasur asnjë deputet që të ketë votuar në emër të një deputeti tjetër. Deputetit Bitri në vendin që voton i është vënë kartë e një deputeti tjetër. Le ta hetojë dhe ti shkojnë deri në fund. Por LSI dhe PD të thonë arsyen e vërtetë të bojkotit, pasi në mos 75, 74 vota, nëse e drejta Bitrit do i hiqet. I bëj thirrje LSI, pasi PD është kundra, pasi sot duhet të votojmë ligjin për shkollën e magjistraturës. Kjo është arsyeja e bojkotit.

Ligjet qe u miratuan ne seancen e sotme dhe ata qe u shtyne
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” shtyhet

Projektligji “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë” shtyhet

Raporti vjetor i veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2017 miratohet me 71 vota pro

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” miratohet me 71 vota pro

Projektligji “Për një shtesë në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” miratohet me 71 vota pro, rrezohet amendamenti i Braçes

Projektligji “Për një shtesë në ligjin “Për sistemin e taksave vendore” miratohet me 71 vota pro

Projektligji me SHBA për instalimin dhe përdorimin e Sistemit për (PISCES) miratohet me 72 vota

Projektligji me Spanjën për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar miratohet me 72 vota

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:45
Nuk votoi ligjin për Teatrin, Majko rikthehet në Kuvend, çfarë diskuton me Peleshin?

Në mungesë të opozitës në Kuvend të gjithë vëmendjen e kanë marrë deputetët e shumicës në seancën e sotme.

Në fokus ka qenë ministri Pandeli Majko, i cili është rikthyer në Kuvend pas largimit në fund të seancës së kaluar duke mos e votuar ligjin për Teatrin Kombëtar, ndërkohë që pati

Në seancën e sotme Majko është fiksuar nga kamerat duke diskutuar me ministrin Peleshi, por edhe deputetë të tjerë socialistë.

Ora 11:48
Klosi: Jemi kokëulur për jetët e humbura në plazhe, por s'mund të vëmë njerëz të shtetit për t'i ruajtur

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, ka folur për mbytjet e disa pushuesve në bregdetin shqiptar.

Klosi tha në Kuvend se janë kokulur për humbjet e të gjitha jetëve në plazhet tona, duke shtuar se gjithashtu janë shpëtuar edhe shumë jetë falë punës dhe sistemeve të vendosura.

Jemi kokulur për humbjen e jetëve në plazhet tona, por ama kemi disa jetë të shpëtuara falë sistemeve tona. Nuk mund të vëmë njerëz të shtetit për të ruajtur plazhet, përpjekja duhet të nisë nga poshtë-lart.

Blendi Klosi, ministër i Mjedisit

Ora 11:07
Ahmetaj: Shpëtuam Shqipërinë nga humnera, punësuam 240 mijë njerëz

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka deklaruar se do të ulet tatim fitimi për fermerët, në mënyrë që të zbatohen politikat e bujqësisë.

Nga foltorja e Kuvendit, Ahmetaj theksoi se qeveria po ofron mbështetje për bujqësinë, që ky sektor të mos jetë i copëtuar dhe fermerët të bashkohen.

Ata e rritën borxhin, ne jo vetëm kemi ulur taksat, por po ulim dhe borxhin prej tre vitesh. Qeveria nuk krijon borxh të ri, por trajton borxhin e trashëguar. Qeveria ka sjellë uljen e normës së tatim fitimit për fermerët e inkorporuar në shoqatat e bashkëpunimit bujqësor. Ne jemi duke kuruar problemin që ka bujqësia, që gjithë prodhimi është bazuar në ngastra të vogla toke, të copëtuara, ku teknologjia-puna-kapitali nuk bëhen dot bashkë për shkak të këtij copëtimi.

Ne po ulim tatim fitimin, për të promovuar bashkimin e fermerëve, në mënyrë që të ketë mundësi që politika bujqësore të zbatohet. Lehtësira për agroturizmin, edhe këtu jemi një hap pas. Rama ka thënë se shumë shpejt do të avancohet një mbështetje financiare për agroturizmin. Kemi punësuar 240 mijë njerëz më shumë se në vitin 2013. Nuk kemi arritur Gjermaninë, por shpëtuam Shqipërinë nga humnera dhe e kemi futur në rritje ekonomike. Paketa fiskale është paketë solidariteti, pasi kemi shkuar te qeliza e gjësë. 

Arben Ahmetaj, ministër i Financave

Ora 10:44
Votimi për Teatrin, kush janë 2 deputetët e LSI që i ndërruan kartën Bitrit për të prishur procesin

Sekretariati i Kuvendit për Procedurat dhe Votimin ka rrëzuar kërkesën e PD dhe LSI për anulimin e votimit të projektligjit për Teatrin Kombëtar, duke e shpallur votimin të rregullt. 

Report Tv mëson se në mbledhje është parë videoja e ndërrimit të kartës së deputetit Robert Bitri, i cili votoi pro ligjit me kartën e deputetit të LSI, Vangjel Tavo.

Burime nga mbledhja bënë me dije për Report Tv se karta e Bitrit është zëvendësuar nga dy deputetë të LSI, përkatësisht Endrit Braimllari dhe Edmond Panariti, në kohën kur ai nuk ka qenë në karrigen e tij, për të manipuluar dhe prishur procesin e votimit të projektligjit dhe për të krijuar parregullsi.

Sekretariati për Procedurat dhe Votimin përbëhej nga anëtarët Adnor Shameti, Alket Hyseni dhe Enkelejd Alibeaj nga radhët e PD. Ky i fundit ka shkuar në mbledhje me vonesë, ndërsa opozita ka vendosur të bojkotojë sot Parlamentin, me frikën e rrjedhjes së votave te PS.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • turp: 09/07/2018 23:21

    Per ju qe kerkoni votat e lesh e lise per te votuar,kjo parti kerkon perseri pushtet per te bere me zi seç boni por 8 vite ne qeveri turp per ju te P.S se qe kerkoni bashkpunim me keto te 7%.

    Përgjigju
  • redi: 09/07/2018 12:56

    Ahmetaj ministri qe duhet te iki i pari nga qeveria , megjithse thote e kam " pasion detyren" . Genjen ,kur thua se kemi lare borxhet , se zullumet e PD e lane 63% te GDP dhe me 700 milion € te pa shlyera , por perseri borxhi mbeti per pese vjet ne kuoten e 70% te GDP . Pra shlyerja nuk eshte bere ,duke ulur borxhin . Duhet te uleshin shpenzimet e teperta, qe borxhi te ulej

    Përgjigju
  • danieli: 09/07/2018 11:05

    Mazhoranca e ka te zgjidhur shkollen e magjistratures por nuk do se do te fusi te vetet, jane keshilltaret e gjykates se larte te gjykates kushtetutese dhe te gjykates administrative te cilet kane fituar 60% te pikeve te testit profesional dhe nuk i fut ne shkolle, edhe pse ligji e parashikon nje gje te tille, nuk e kuptoj pse e pengojne dhe nuk e zbatojne mazhoranca dhe drejtori i shkolles se magjistrature kete ligji.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin