Ahmetaj: Shqipëria nuk fiton
asnjë lek nga konçensionet

Ahmetaj: Shqipëria nuk fiton <br />asnjë lek nga konçensionet
TIRANË –Konçensionet në Shqipëri derdhin zero lekë në buxhetin e shtetit, deklaroi sot Arben Ahmetaj nga selia e PS-së. Duke vazhduar debatin e djeshëm në Kuvend të deputetit Erion Braçe për çështjen e konçensioneve, Ahmetaj theksoi se “në këto 8 vjet, kërkimi në sektorin e naftës ka dështuar. Asnjë pikë naftë e re nuk është zbuluar. Për më tepër, në mënyrë të qëllimshme dhe në emër të interesave klienteliste Sali Berisha ka krijuar kushtet për një shfrytëzim pa asnjë kriter të naftës në Shqipëri. Shkrirja e institutit të naftës, eliminimi i mbikëqyrjes së prodhimit dhe i monitorimit të impaktit në mjedis, janë veç disa nga veprimet e kësaj qeverie që kanë mundësuar daljen jashtë çdo kontrolli të këtij sektori.

Koncesionet jotransparente, klienteliste, korruptive dhe pa asnjë logjikë ekonomike në sektorin e naftës janë një tjetër dështim i Sali Berishës.

Sot këto koncesione nuk kontribuojnë asnjë lek në buxhetin e shtetit si tatim fitimi. Imagjinoni një sektor nga më fitimprurësit deklaron 0 lekë fitim dhe zero kontribut nëpërmjet fitimit në buxhetin e shtetit.

Sikur të mos mjaftonte kjo sot koncesionet e naftës paguajnë minimumin për të drejtën sovrane. Për publikun shqiptar dua të shpjegoj që dëmi në buxhetin e shtetit nga mungesa e standardit ndërkombëtar të të drejtës sovrane, apo thënë ndryshe pjesa e buxhetit të shtetit, i mungojnë 150 milion dollarë në vit.

Sot Shqipëria eksporton vetëm naftë bruto. Nga mospërpunimi i naftës në vend ekonomisë kombëtare i humbasin çdo vit qindra miliona dollarë. Është e papranueshme që megjithëse vendi ka asete përpunuese ato nuk funksionojnë. Në një kohë kur Shqipëria prodhon çdo vit 1 milion tonë naftë ajo eksportohet bruto, ndërkohë që nevojat e tregut të brendshëm prej 650 mijë ton në vit, plotësohen nga importi, duke shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 300 milion dollarësh për ekonominë shqiptare.

Qeveria ka dështuar edhe me Albpetrolin i cili sot është në faliment të plotë. Menaxhimi politik dhe korruptiv i një nga pasurive më të mëdha të vendit, sjell dëme kolosale të përvitshme. Sot Albpetroli është katandisur në një pasuri, që e grabisin përditë. 100 000 ton naftë vidhen çdo vit, që do të thotë në Albpetrol vidhen në një vit 45 milion dollarë", - vuri në dukje Ahmetaj.- "Dhe këtij abuzimi i shtohen edhe rastet e kontrabandës me të strukturave e njerëzve të pushtetit, siç ishte ai i kontrabandës së naftës vergin".

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë