Klasifikimi
Ministri kërkoi nga Drejtoria e Tatimeve e Tiranës të zhvillojë vizita fiskale në bizneset e zonës së ish-Bllokut, të cilat sistemi i riskut në Tatime i ka klasifikuar me risk të mesëm dhe të lartë. “Nesër Blloku nuk njeh biznes të vogël; janë të gjithë biznes i madh, sepse e vërteta kjo është dhe unë në fund të javës dua t’i tregoj publikut shqiptar që e dimë shumë mirë se çfarë ndodh” - tha ministri.
“Kampionet e biznesit të vogël, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, do të monitorohen nga zyra. Është shumë e rëndësishme që të komunikohet me biznesin e madh dhe atë të vogël, është shumë e rëndësishme që, nëpërmjet sistemit, të komunikojmë vazhdimisht mesazhe për të mëdhenjtë dhe të për vegjlit. Mesazhe, të cilat tregojnë se ne po ju monitorojmë, që ne dimë se çfarë janë duke bërë, që ne ju ndjekim në ndryshimin e përgjegjësisë tatimore, që ne u kërkojmë të korrigjoni përgjegjësinë tatimore dhe nuk kemi si qëllim të vendosim gjoba” – u shpreh Ahmetaj.
Importet
Nga ana tjetër, kreu i Financave kërkoi që kalimi i mallrave kineze dhe turke të përqendrohet vetëm në Doganën e Tiranës. “Duke ditur se çfarë bëhet me mallrat turke dhe kineze, nuk do të bëhet më as në Durrës, as në Fier, askund tjetër. Të gjitha do të vijnë këtu. Dhe, kini parasysh, se ju e dini shumë më mirë se unë se këtu bëhet problematika kryesore, tek mallrat turke dhe kineze - po flas në referencë të vlerës - dhe mos harroni se monitorimin do ta keni jashtëzakonisht shumë të madh”.
Kontrollet
Së fundi, ministri bëri të ditur se, për qëllime të rritjes së efikasitetit të kontrollit, Hetimi Financiar dhe Policia Doganore do të dalin jashtë territorit të doganës. “Hetimi nga policia do të jenë jashtë territorit doganor, në mënyrë që “check and balance” - pra kontrolli - të jetë në rradhë: është Dogana, është Antikontrabanda me Hetimin, dhe në një moment, me kërkesë të drejpërdrejtë të kryetarit të Doganës apo të kujdo nga doganierët që ka nevojë, hyn edhe Anti-Krimi Ekonomik” - deklaroi ministri Ahmetaj.
Gjatë javës së ardhshme, do të vijojnë takimet me Drejtoritë rajonale për prezantimin e planit operacional dhe përmirësimin e cilësisë së komunikimit dhe shërbimit me tatimpaguesit.
Ish-Blloku
“Nesër ish-Blloku nuk njeh biznes të vogël; janë të gjithë subjektet biznes i madh, sepse e vërteta kjo është dhe unë në fund të javës dua t’i tregoj publikut shqiptar që e dimë shumë mirë se çfarë ndodh”
Zhdoganimet
Kalimi i mallrave kineze dhe turke do të përqendrohet vetëm në Doganën e Tiranës. “Këtu bëhet problematika kryesore, tek mallrat turke dhe kineze. Monitorimin do ta keni jashtëzakonisht shumë të madh”
Operacioni
Kreu i Financave deklaroi se ka filluar faza e dytë e anti-informalitetit, fazë që kërkon shumë vëmendje dhe jashtëzakonisht shumë fokus në çështjet, që janë parashtruar në planin operacional
Koordinimi
Gjatë javës së ardhshme, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave do të vijojnë takimet me Drejtoritë rajonale për planin operacional
Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com