Ahmeti: Dhuna dhe destabilizimi nuk janë interes i shqiptarëve

/ATSH/.- Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, u takua sot në Shkup me Përfaqësuesin Special të OSBE për Ballkanin Perëndimor, Ambasasorin Gerard Stoudman, si dhe Komisaren e Lartë për të drejtat e Komuniteteve, Astrid Thors.
Kryetari Ahmeti shprehu mirënjohje për kontributin konstruktiv të OSBE -së dhe komunitetit ndërkombëtar në tejkalimin e situatës shumë të vështirë në Kumanovë.
Sipas agjencisë së lajmeve maqedonase, INA, Ahmeti kërkoi bashkëpunim dhe komunikim më të madh rajonal për të gjitha çështjet sepse dhuna dhe destabilizimi nuk janë interes i askujt.
OSBE shprehu shqetësim për krizën politike dhe situatën e sigurisë në vend, si dhe gatishmërinë për të ndihmuar në tejkalimin e gjendjes. 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Sulmi ndaj Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’. Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju