“Kriza politike në Maqedoni mund të zgjasë me vite.Një krizë e tillë mund të përdoret nga disa politikanë për të shkaktuar një konflikt etnik”, kështu u shpreh kreu i BDI-së Ali Ahmeti në një intervistë për agjensinë e lajmve Reuters.
“Kjo është një krizë politike dhe si e tillë duhet të zgjidhet, dhe jo të shndërrohet një problem etnik, i shfrytëzuar nga partitë politike” shprehet Ahmeti i cili shton se kriza që ka përfshirë Maqedoninë mund të zgjasë më shumë se 4 vite, kur priten të mbahen edhe zgjedhjet e tjera parlamentare.
Kushtetuta ndërkohë nuk e përcakton qartë se çfarë pritet të ndodhë në momentin kur presidenti refuzon t’ia dorëzojë mandatin një partie të caktuar. Po ashtu nuk përcaktohet një afata për formimin e qeverisë.
Në zgjedhjet e 11 dhjetorit fituese doli partia VMRO-DPMNE e Gruevskit e cila nuk u mandatua nga presidenti Ivanov.
Partia shqiptare BDI e Ahmetit ka qënë në koalicion me me nga viti 2008 deri në vitin 2016. Por në zgjedhjet e fundit vendosi të jetë më LSDM e Zoran Zaev, edhe ky i fundit u refuzua nga kreu i shtetit, pasi sipas tij platforma shqiptare cënon sovranitetin e vendit.
Shefja e Diplomacisë Mogherini gjatë vizitës së saj në Shkup kërkoi që Ivanov të ndryshonte qëndrim duke bërë thirrje që edhe palët politike të mos shkaktojnë konflikte
Marrëdhëniet e Maqedonisë me minoritetin shqiptar nuk kanë qënë aspak të lehta. Madje në vitin 2001 u desh ndërhyrja e ndërkombëtarëve për të shmangur një luftë civile.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com