'Ai do rroba të reja dhe jetë të shtrenjtë'- Nëna denoncon arratisjen e të birit 14-vjeçar, i pakënaqur nga prindërit e varfër

'Ai do rroba të reja dhe jetë të shtrenjtë'- Nëna denoncon arratisjen e të birit 14-vjeçar, i pakënaqur nga prindërit e varfër

Foto ilustruese

Kallëzimi i një nëne të re për ikjen e fëmijës së mitur nga banesa i ka bindur autoritetet se përherë e më shumë fëmijët shfaqen të pakënaqur me prindërit, për shkak të pakënaqësisë dhe pamundësisë së nënës dhe babait për t’u plotësuar nevojat.

Kushdo nga prindërit mund të jetë shtrënguar shumë kur fëmija i ka kërkuar një telefon të prodhimit të fundit. Një iPad, një koleksion fustanesh të frymëzuar nga filmat vizatimorë, komjuter, apo play-station. Por denoncimi i mëposhtëm tregon se si një fëmijë “u arratis” nga shtëpia pasi prindërit ishin të varfër dhe nuk ia plotësonin dot kërkesat dhe tekat.

Burime të Gazetës “Si” pranë policisë treguan se gjithçka nisi kur dëmija zuri një shok në Tiranë që i kishte të gjitha.

Policia e Tiranës tha se familja me të ardhura nën mesataren dhe vetëm me njërin prej prindërve në marrëdhënia pune, jeton në Kamëz, ndërkohë që kallëzimi është dorëzuar nga gruaja me inicialet D.M.

“Jemi pesë anëtarë në shtëpi, tre fëmijët, unë dhe burri, i cili nga pamundësia ekonomike dhe vështirësitë, u largua drejt Gjermanisë”, ka treguar për komisariatin numër 5 gruaja.

I biri i moshës 14 vjeç u largua nga shtëpia javën e kaluar dhe nëna e priti disa ditë derisa u bind se ai nuk po kthehej dhe diçka kishte ndodhur me të. Atë ditë (para një jave) fëmija u largua si çdo ditë për në shkollë derisa të ëmës i tringëlloi telefoni nga mësuesja. Ajo ishte shqetësuar nga sjelljet e djalit që kishte hedhur një kapsollë në mes të klasës.

“Mësuesja dhe zëvendësdrejtori më thanë “gjej një shkollë tjetër për djalin” dhe se ai nuk mund të qëndronte aty për shkak të sjelljes së tij të parregullt. E mora djalin për dore dhe kur po ktheheshim në shtëpi, hodhi çantën në rrugë, më pa, hoqi dorën nga unë dhe më tha “mirupafshim”, rrëfen nëna.

Pas kësaj shprehjeje, fëmija është larguar me vrap. E ëma i është vënë pas për ta arritur duke iu lutur të kthehej.

Gruaja – sipas burimeve- e kërkoi fëmijën për disa ditë me radhë pranë të afërmve duke qenë se familja vjen nga një qytet tjetër e më pas edhe pranë shokëve. Kur nuk gjeti asnjë gjurmë të tij dhe asnjë mënyrë për të zbuluar se ku ishte fshehur, u dorëzua dhe shkoi në polici.

“Tim bir e kishin etiketuar si djalë të prapë në lagje dhe kryesisht në shkollë – ka deklaruar e ëma në polici – dhe e gjithë kjo vinte nga kërkesat e tij të larta në familje. Ai kërkon të ushqehet dhe të vishet mirë, ai kërkon prej meje rroba të reja, kërkon të jetë si të tjerët në qytet, por unë nuk kam mundësi t’ia plotësoj pasi nuk kam mundësi ekonomike”. Gruaja shton se fëmija i saj e kishte bërë rutinë largimin nga banesa dhe disa herë ajo kishte dalë ta kërkonte dhe kur e shikonte në Tiranë, ajo i afrohej por i biri i largohej që ajo mos ta merrte në shtëpi. Kur policia përpiloi përshkrimin e djalit të varfër që kërkon të vishet mirë, të ketë telefon dhe të jetojë si shoku i tij i ri nga Tirana, e ëma konfirmoi: “po, ai kishte veshur ditën që mu shkëput nga duart një bluze të verdhë me kapuç, një palë tuta të zeza dhe atlete të zeza”.

“Telefonin e ka të fikur dhe Facebook dhe Instagram i ka çaktivizuar që prej ditës kur iku nga shtëpia”, ka vazhduar ajo. Policia thotë se ka nisur kërkimet për të miturin që është në trup i dobët, me flokë të qethur, pa tatuazh apo shenja të tjera dalluese. E ëma ka shtuar se gjithë këto debate me të birin janë hapur dy vitet e fundit, kur i biri jo vetëm kërkonte jetë të shtrenjtë, pushime por edhe pavarësi, si dhe të kishte një jetë si ajo që shokët e tij ekspozojnë në Instagram. “Nuk mundem, e kam të pamundur t’ia ofroj këtë gjë, ndonëse dua shumë t’ia plotësoj dëshirat”, ka theksuar denoncuesja.

Marrë nga Gazeta SI

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Makiwa71: 10/11/2021 22:31

    Ah more Selman qa të qaj ma par!!!!.Ky asht kapitalizmi ,lirija ,që kena dashtë!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)