AIDS, sot dita botërore, në Shqipëri
70 raste të reja, 34 mln në botë

AIDS, sot dita botërore, në Shqipëri <br />70 raste të reja, 34 mln në botë
Sipas të dhënave të marra nga Instituti i Shëndetit Publik, në vend tonë është rritur numri i të prekurve më HIV/AIDS. Vetëm për këtë vit nga periudha janar deri në nëntor janë identifikuar 70 raste të reja të prekur nga virusi i shekullit.

Numri në total i të prekurve 555

70% (390 raste) janë meshkuj
30% (165 raste) janë femra
51 meshkuj janë raportuar për këtë vit
19 femra janë raportuar për këtë vit
5% raste janë diagnostikuar në moshë fëmijënore 0-15 vjeç

Rrugët e transmetimit

84% të rasteve nëpërmjet heteroseksuale
9% të rasteve nëpërmjet homo-biseksuale.
4% të rasteve e zë transmetimi vertikal
3% të rasteve e zë transmetimi nëpërmjet gjakut
20 raste të transmetimit janë nga nëna te fëmija
6 raste të transmetimi nëpërmjet transfuzioneve të gjakut

Grupmosha më e prekur nga HIV/AIDS

Nga 25-45 vjeç, e cila zë edhe 63% të rasteve

Gjeografia e shpërndarjes

52% banojnë në Tiranë,
6,1% banojnë në Durrës
5% banojnë në Elbasan
4.6% banojnë në Vlorë
4% banojnë në Lushnjë
3.2% banojnë në Kurbin
3.1% banojnë në Fier

Rrjeti për HIV AIDS, drogat dhe shëndetin riprodhues i bëri sot apel Qevesisë shqiptare, Ministrisë së Shëndetësisë dhe të gjithë instancave ndërkombëtare të ndermarrin urgjentisht masat për t'i dhënë zgjidhje sfidës së financimit për mos përshkallëzimi të kësaj epidemie .

2011/NE BOTE 34 MILIONE TE INFEKTUAR

Dita Botërore kundër SIDA-s kujtohet çdo 1 dhjetor që prej vitit 1988, që ditën kur ministrat e Shëndetësisë nga e gjithë bota u mblodhën për të diskutuar mbi sëmundjen e shekullit.

Sipas shifrave të komunikuara nga Agjencia për AIDS e Kombeve të Bashkuara (UNAIDS)Oms, në 2011 janë infektuar 34 milionë njerëz, 20 % më pak krahasuar me 10 vjet më parë, ndërsa të vdekurit kanë qenë 1,7 milionë, 600 mijë më pak krahasuar me vitin 2005.

(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga