Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbolllit Armando Duka ka mbajtur sot (4 dhjetor) një konferencë ‘online’ duke marrë shkas nga përzgjedhja e stadiumit Air Albania si pritës i finales së Conference League.
Ky kompeticion do të organizohet nga UEFA që do të marrë jetë në sezonin 2021-2022.
Duka tha se përzgjedhja erdhi si pasojë e investimeve në infrastrukturë dhe besimit që ka UEFA te organizimi që mund t’i bëjë Shqipëria.
Ndërkohë presidenti i FSHF-së foli edhe për premtimet që qeveria ka dhënë për Ligën Profesioniste, e cila ishte për disa muaj në bojkot. Sipas Dukës megjithëse me vonesë qeveria do të mbajë fjalët për premtimet deri në fund të këtij viti.
Ne ate gjendje qe eshte fusha e stadiumit kombetar "Air Albania" jo skuadrat e futbollit por edhe pulat e Dukes nuk futen.
Përgjigju