Dy episode shumë të veçanta kanë ndodhur në pjesën e parë mes Partizanit dhe Kukësit, ndeshjes së javës së 5 të Superligës që po zhvillohet në Air Albania.
Pak çaste pas fillimit të ndeshjes arbitri ndali lojën dhe kërkoi dy kapitenët, të cilët i njoftoi se ky takim do zhvillohet pa sistemin ‘VAR’. Nuk dihet ende arsye përse doli jashtë funskionit, por risia e madhe e këtij sezoni nuk duket edhe aq e madhe.
Ky nuk ishte episodi i vetëm i pazakontë. Kjo pasi në minutën e 31 ndeshja u ndërpre për shkak të shkëputjes së energjisë. Edhe në ‘Air Albania’ ikin dritat. Gjithsesi për 2-3 minuta ndeshja rinisi sërish dhe pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura.