Mbetjet e avionit EgyptAir dhe disa bagazhe të pasagjerëve janë gjetur rreth 290 km nga Alesandria, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e kutisë së zezë, bën me dije marina egjiptiane.
Edhe dje u fol se ishin gjetur pjesë të avionit në ujrat greke, por lajmi u hodh poshtë nga kompania ajrore.
Ndërsa kërkimet vijojnë intensivisht, shumë hipoteza po ngrihen për të shpjeguar zhdukjen e avionit Airbus A 320 me 66 persona ne bord në ujrat e Mesdheut.
Ndërsa shumë hipoteza po ngrihen për të shpjeguar zhdukjen e avionit në ujrat e Mesdheut.Rusia dhe shtetet e bashkuara të amerikës ishin të parat të cilat folën për një bombë në bord. Edhe vete autoritetet egjiptiane nuk e përjashtuan mundesine e nje sulmi terrorist.
Mediat nderkombetare bejne me dije se mes hipotezave më të besueshme deri më tani janë ekzistenca e një bombe në bord, një veprim kamikaz ose një dështim ne funksionim.
Edhe presidenti Hollande gjatë një dalje për mediat nuk e përjashtoi hipotezën e sulmit kamikaz.
Fillimisht u tha se ekipet e kërkimit në Mesdhe kishin identifikuar nga ajri mbetje të avionit. Por të enjten mbrëma, nënpresidenti i “EgyptAir”, Ahmed Adel e përgënjeshtroi lajmin.
Ndërkohë, të afërmit e personave që ndodheshin në bord jane mbledhur në aeroport, në pritje të lajmeve per familjaret e tyre.
Kompania “Egyptair” tha se e kishte humbur kontaktin me avionin Airbus rreth orës 02:30 të mëngjesit te se enjtes, kur ai ishte në një lartësi prej rreth 11.300 metra dhe vetëm 16 kilometra brenda hapësirës ajrore egjiptiane.
Redaksia Online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com