"Airport" - nisi emisionin më të
ri politik në tv."A1 Report!"
Nisi në "A1Report!" emisioni më i ri politik, "Airport" .Në emisionin e sotëm, gazetarja Mira Kazhani debatoi me Nikollë Lesin, Ylli Rakipin e Hervin Çulin. "Airport'" telefonoi gjatë bisedës, edhe këngëtarin Kozma Dushi, që dha sqarime dhe për këngën "O Sali t'u bëfsha ferrë..."
ri politik në tv."A1 Report!"">
TIRANË – Nis në "A1Report!" emisioni më i ri politik "Aireport" që do të bëhet arena e debateve dhe e të ftuarve specialë të kësaj fushate elektorale. Të hënën dhe të enjten emisioni do të drejtohet nga gazetarja Mira Kazhani, ndërsa të mërkurën nga drejtoresha e "Shqiptarja.com", Anila Basha. Në emisionin e sotëm në "Airport", Kazhani debatoi me Nikollë Lesin, Ylli Rakipin e Hervin Çulin, për temën e "tradhëtarëve" të partive.
"Airport'" telefonoi gjatë bisedës, edhe këngëtarin Kozma Dushi, prej të cilit u mësua se kishte punuar vetëm një muaj në aeroportin e Rinasit, pasi iu shkurtua vendi i punës. Kozma Dushi sqaroi ndër të tjera se "teksti i këngës që u këndua në Berat për Berishën nuk është i imi". Kënga kishte një refren që niste me vargun "O Sali, t'u bëfsha ferrë..."
DISA PYETJE, QE IU BENE TE FTUARVE
Nëse flasim për tradhtitë politike,çfarë qëndrimi ndani?Rakipi: Në kohërat që jetojmë, e tepërt të përmendet kjo fjalë. Shqipëria është në një tranzicion të madh ku shumëkush nuk është i qartë ku është dhe pse vjen, ku ulet dhe pse ulet, çfarë përfaqëson. Po të shohësh listat e parlamentit të këtij viti, sheh që është më analfabeti i kohërave që lamë pas.
Kam parasysh disa emra të quajtur si tradhtarë, tri deputetët socialist? Çfarë ka tradhtuar vërtet z.Islami psh.?
Lesi: Lëvizja e tyre tashmë është publike; në një farë mënyrë unë i fal Kadelit dhe Dogjanit se janë të rinj në politikë dhe pa një biografi të mirëfilltë në PS, ndërsa rasti i Islamit është absolutisht një “nonsense”. Islami është një ikonë e së majtës dhe nuk i shkon të kalojë në koalicionin tonë.
Z. Lesi, si ndiheni pas marrëveshjes me PD-në?
Lesi: Unë jam korrekt me një marrëveshje të firmosur, pavarësisht se PD e shkeli marrëveshjen me mua. Unë po punoj në mënyrën time shtëpi më shtëpi për të marrë vota. Kryetarët e partive e kanë fjetur mendjen që janë në listë dhe si rrjedhojë, kjo nuk ngjall mobilizim. E vetmja kontratë është se meqë më prenë në besë, edhe unë duhet t’i prisja në besë të shkoja me PS-në.
Çuli: Ke bërë gabim vëlla, se Berisha nuk të fal që e ke kritikuar. Në zhargon kësaj i thonë “ta ka futur”.
Lesi: Këtë varet si e kupton se secili rri me duar edhe nga pas…Pas 23 qershorit, mandati i deputetit, nëse do arrij ta marr, i përket qytetarëve të Tiranës.
Rakipi: Po të bëjmë llogari të thjeshta, parti e dytë është PR-ja që ka kandidatë të fortë në rrethe.
Lesi: Pse nuk e futi Mediun në Tiranë, Berisha? Sepse s'ka garanci.
Rakipi: E ke gabim. Votat e tua do shkojnë tek thesi i Fatosit .
Lesi: Unë do ta ngre stekën ndaj kryetarëve të partive që ikën me turp nga Tirana. Po të ishte fjala për ofertën publike të z.Rama, unë e kam kontaktuar e ai më tha: Je deputet në listën e PS-së në Lezhë. Dhe kur PD-ja nuk e zbatoi marrëveshjen, unë jam mbetur pak “shahmat”, por do ngelem korrekt deri më 23 qershor.
Redaksia online
(ar.shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 1310
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26
-
Veshur kuq e zi, Rita Ora uron gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë (VIDEO)
28 Nëntor, 20:20
-
Dita e Pavarësisë, Begaj mesazh politikës: Zgjedhjet të jenë shembull për interesin e qytetarëve! Mirënjohje SHBA për mbështetjen, jemi krah Kosovës
28 Nëntor, 20:08
-
Zelensky i bën thirrje Perëndimit: Kemi nevojë për një përgjigje të fortë ndaj shantazhit të Putinit
28 Nëntor, 19:51
-
Festa e Pavarësisë/ Shkrihen 'akujt', Rama dhe Kurti qëndrojnë krah për krah në Vlorë dhe të qeshur (VIDEO)
28 Nëntor, 19:40
-
VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët paradë me flamujt në makina
28 Nëntor, 19:40
-
Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!
28 Nëntor, 19:28
-
SHBA/ Arrestohet një burrë në Arizona që kërcënoi se do të vriste presidentin Trump dhe familjen e tij
28 Nëntor, 19:25
-
Dosja e Suel Çelës/ Flamur Vezaj nxjerr zbuluar Artan Hoxhën: Kurrë s’kam marrë favore, as s'kam pranuar ndërhyrje
28 Nëntor, 19:18
-
A do të dërgojë NATO ushtarë në Ukrainë? Mark Rutte: Do të sigurohemi që ukrainasit ta vazhdojnë këtë luftë
28 Nëntor, 19:08
-
Itali/ Vrau Nikolin Nikën pas sherrit në lokal, 62-vjeçari shqiptar lihet në burg: Mbrojta veten, më sulmoi! (EMRI)
28 Nëntor, 19:01
-
Petro Koçi në Report Tv: Berisha skenar ogurzi si i ’97-ës, fshihet pas qeverisë teknike! Protestë me akte guerrile, duhet të gjykohet edhe për 21 janarin
28 Nëntor, 19:01