TIRANE- Aishe Vata, mesnatën e vrasjes ishte veshur si nuse me një fustan të bardhë të cilin ja kishte blerë dy muaj para krimit 81-vjeçari Shaban Norja. Në botimin e pjesës së tretë të dëshmisë së “mostrës së Durrësit” Shaban Norja, gazeta “Shqiptarja.com” sjell të plotë momentet e planifikimit të vrasjes, copëtimit të trupit dhe zhdukjen e armës së krimit pistoletë tip “TT”, e cila është hedhur në ujërat e lumit Erzen. “Kam lënë motorin tek parcela me jonxhë dhe jam afruar nga mbrapa shtëpisë së saj nga dritarja e Aishe Vatës. Kjo do të hapte dritaren ndërsa unë do e shikoja dhe do i bëja me shenjë me dritë çakmaku.
Pas gati 2-3 minuta ajo ka dalë dhe kishte veshur një fustan të bardhë me lule në krahë të shkurtër të cilin ja kisha blerë unë para dy muajsh”-tregon në rëfimin e tij Shaban Norja. Më tej ky i fundit tregon se e ka qëlluar me një plumb të vetëm në një distancë prej 20 cm, dhe pas vrasjes është ulur pranë saj dhe ka filluar të qajë pasi i ka ardhur keq pasi e dashuronte. Për 10 minuta ka qëndruar duke qarë mbi trupin e saj dhe më pas i ka prerë kokën me një sëpatë që kishte marrë me vete. Në dëshminë e tij, Norja këmbëngul se ai nuk ka qënë dakort që ta vriste, por adoleshentja ia ka kërkuar vrasjen, pasi nuk nund të duronte turpin e shtatzanisë, për shkak se nga dita në ditë po i ritej barku. Ndërkohë i ka kërkuar që në Tiranë të njihej me ndonjë infermiere në shkollë dhe të hiqte fëmijën.
Rëfimi pjesa e tretë
Pasi Aishja mbaroi shkollën e Medresesë në Durrës më ka thënë se kishte fituar shkollën e lartë për Infermieri dhe më datën 8 tetor 2012 ajo ka shkuar dhe është rregjistruar në shkollë në Tiranë. Para gati një muaji Aishja më ka thënë se kishte mbetur shtatzanë dhe se babai i fëmijës isha unë. I kam thënë që është e mira që të heqësh fëmijën dhe që të gjitha lekët që do të duhen do ti heq unë. Aishja nuk ka pranuar. Unë i kam thënë tregoi M., dhe shkoni bashkë në maternitet.Por ajo më thoshte që më mirë të vdes se të shkoj në spital.Aishja më ka thënë që të mos i tregoj M., dhe asnjë personi tjetër për këtë gjë, pasi i vinte shumë turp. Unë insistoja duke i thënë qëtani do të shkosh në shkollë në Tiranë, njihu me ndonjë infermiere dhe hiqe fëmijën se është mirë si për ty edhe për mua.
Ajo më thoshte më mirë të vdesë se sa të hiqte fëmijën, pasi po i ritej dhe barku. Unë vazhdoja ti thoja që mer ndonjë gjë dhe shtrëngoje barkun deri sa të shkosh në Tiranë. Pas tre ditë që më njoftoi për shtatzaninë, erdhi Aishja tek kasollja dhe më kërkoi që ta vrisja atë dhe tia prisja edhe kokën e ta zhdukja atë, sepse Aishja kërkonte që nga ky turp ajo donte të vdiste dhe se jo vetëm kaq, por kërkonte që trupi i saj të mos gjendej dhe indetifikohej fare. Ditën e ngjarjes më datën 10.10.2012 rreth orës 08:30 sapo isha zgjuar nga gjumi e po laja sytë e gojën më ra zilja e telefonit tim celular e kur pashë se kush më morri, vura re se ishte nr, telefoni celular 06730xxxx, që përdorej nga Aishja. Pasi më dërgoi 2-3 herë zile, une e mora nga numri im celular AMC e ajo më tha se duhet të shkoja ta takoja….
Kam shkuam dhe e kma takuar. Ajo me lot në sy më ka kërkuar që ta vrisja me patjetër atë ditë dhe tia zhdukja trupin që të mos identifikohej. Por unë e kam kundërshtuar, po ajo qante e qante pa pushim,e më lutej që unë atë ditë ta vrisja me doemos. Pas kësaj unë jam ndarë prej saj dhe në pasditen e kësaj dite sërisht jemi takuar, ku Aishja më ka kërkuar që ta vrisja….
Unë vendosa që të vrisja duke ia plotësuar dëshirën dhe këtë akt e lamë që ta kryenim po atë natë, pas orës 23:00 apo 23:30, kur të kishte rënë plotësisht nata dhe familjarët tanë ti kishte zënë gjumi. Po atë natë e lamë të takoheshim pa telefonuar njëri-tjetrin. U ndamë nga njëri-tjetri, unë kam shkuar në shtëpinë time në Shijak, ndërsa Aishja u largua për në shtëpinë e saj. Gjatë orëve të natës kam ngrënë bukë e për të mos rënë në sy, të familjarëve të mi, djalit tim L., e nuses së tij, A., u futa në dhomën time të gjumit e bëra sikur po flija…
Rreth orës 23:00 pasi u sigurova se familjarët e mi kishin rënë për të fjetur gjumë, unë jam veshur mora me vete një pistoletë “TT”, të cilën e kam pasur që në vitin 1997 dhe e mbaja pa lejë. Njëkohësisht me vete kam marrë edhe një sëpatë të vogël dhe pasi hipa në motorçikletën time u nisa drejt kasolles time, ku pas disa minuta ka ardhur dhe Aishja e veshur me një fustan të bardhë. Më pas të dy jemi nisur në këmbë duke hyrë në një parcelë me misër. Pasi kemi ecur rreth 800-1000 metra nga vendi ku u takuam, Aishja ishte para meje dhe unë nxora nga brezi pistoletën TT, dhe pasi ia kam afruar tyrën rreth 20-30 cm, nga ana e pasme e kokës së saj, e kam qëlluar një herë të vetme dhe Aishja nga goditja, u shemb në tokë e mbytur në gjak. Desha të shtoj sqaroj se në momentin kur unë kam qëlluar dhe vrarë me pistoletë shtetasen Aishe Vata, dhe ajo u shemb në tokë, vura re se ajo nuk kishte të mbathura. Arsyen e këtij veprimi të saj nuk e di dhe nuk e shpjegoj dot….
Fill në këto momente unë kam shpërthyer në lot, për rreth 10-15 minuta vetëm ka qarë pa kryer asnjë veprim tjetër. Pas kësaj unë për të kryer deri në fund kërkesën apo amanetin e lënë nga Aishja, e kam qëlluar 5-6 herë me sëpatën që kisha marrë me vete në anën e majtë të qafës së saj, duke e shkëputur krejtësisht kokën nga trupi. Pas këtij veprimi unë ia morra kokën, të cilën e kam future në tre qese, me qëllim që të mos kullonte gjaku, dhe pasi kam ecur rreth 100-150 metra ku dergjej trupi i pajetë i Aishes, e kam hedhur kokën në thellësi të shkureve. Të njëjtën gjë kam bërë edhe me sëpatën të cilën e kam flakur jo më shumë se 50-100 metra larg, vendit të hedhjes së kokës….
Ndërkohë pasi kam kryer veprimet që ju shpjegopva më lart, kam hypur në motor dhe morra rrugën për në shtëpi. Në momentin kur ndodhesha në urrën e madhë që ndodhet në lumin Erzen në hyrje të Shijakut, kam flakur poshtë kësaj urre, pistoletën TT, me të cilën kam qëlluar dhe vrarë Aishe Vatën. Megjithëse jam shtrirë nuk më zinte gjumi. Kam hequr rrobat dhe i kamë lënë të ndera, të nesërmen kam grisur këmishën dhe e hodha tek plehrat ndërsa xhupin e kam lënë tek Baraka. Në mëngjes më ka marrë M., në telefon dhe më ka thënë se ka humbur Aishja dhe unë ia kam kthyer:”Çfarë po thua, duke mos i treguar gjë.” Deri në momentin e arrestimit tim nga policia, kam ndjekur lajmet dhe zhvillimet e kësaj ngjarje nëpërmjet televizorit….
Për sa ju shpjegova më lart janë të gjitha të vërteta, duke ju theksuar qëndrimin tim të thellë për këtë ngjarje tragjike që unë i bëra shtetases Aishe Vata në rradhë të parë vetes, familjarëve dhe gjithë opinionit publik në të gjithë vendin tonë….
Unë duke qënë fetar e po kështu Aishja ishte mjaft besimtare, e realizova këtë vrasje ashtu siç edhe jua shpjegova më lart për të cilën edhe një herë jam mjaft i penduar dhe i shokuar.

Shkrimi u publikua sot (19.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com