Ajala: Më 23 qershor në Tiranë
të monitorojmë fitoren PS- LSI

Ajala: Më 23 qershor në Tiranë<br />të monitorojmë fitoren PS- LSI
TIRANE -Internacionalja Socialiste jo vetëm mbështet koalicionin PS- LSI por dhe do të ndjekë nga afër zhvillimet parazgjedhore dhe procesin elektoral në mënyrë që zgjedhjet e 23 qershorit të jenë të lira dhe të fitohen nga ky koalicion.  Për Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste Luis Ajala, bashkimi PS-LSI premton një të ardhme më të mirë të vendit dhe një qeverisje që do çojë Shqipërinë drejt integrimit europian. 

Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste Luis Ajala ishte sot paradite në Tiranë për të takuar kreun e PS-së Edi Rama dhe kreun e LSI-së Ilir Meta dhe për t'i falenderuar për bashkimin PS- LSiI  një lajm i mirë për Shqipërinë dhe familjen progresive në të gjithë botën dhe internacionalen socialiste

Për kryetarin e PS-së bashkimi me LSI-në është një koalicion shumë më i madh përballë kundërshtarit të vetmuar. Një koalicion i cili do të zgjerohet edhe më tej.
“Sot jemi një koalcion shumë i madh, përballë kemi një kundërshtar të vetmuar. Ne jemi të vendosur të zgjerojmë koalicionin nga ana tjetër ta lëmë të vetmuar kundërshtarin. Në dy zgjedhjet e mëparshme ai përfitoi nga dasia, një dasi që i përket të shkuarës ndërsa e ardhmja na vë përballë sfidave të mëdha dhe jam i bindur se do t’i kapërcejmë provë pas prove për një qeverisje më të mirë për Shqipërinë” - tha Rama.

Ajala fillimisht takoi Ilir Metën në selinë e LSI-së.

“Gjendem në një moment shumë të rëndësishëm me elemente të nevojshmë për të parë një moment ndryshimi. Të gjitha forcat progresive janë bashkuar për të siguruar këtë ndryshim, së bashku me vendimet dhe idetë e duhura për të premtuar një ndryshim për Shqipërinë. Erdha të flas me Ilirin dhe më pas do të shkoj të takoj Edi Ramën. Erdha t'i uroj për këtë vendim të rëndësishëm të nevojshëm fondamental që kanë marrë duke krijuar këtë koalicion duke bashkuar forcat së bashku për të realizuar atë realitet që shqiptarët kanë pasur për shumë kohë”- tha Ajala pas takimit me Ilir Metën në selinë e LSI-së.

Për sekretarin e Përgjithshëm të internacionales koalicioni PS- LSI premton një të ardhme më të mirë dhe Internacionalja do monitorojë zgjedhjet e 23 qershorit.
 
”Sot poltika premton një të ardhme më të mirë, falë vendimit të këtyre zotërive, ilir Meta e Edi Rama. Është një lajmi mirë për Shqipërinë dhe familjen progresive në të gjithë botën dhe internacionalen socialiste. Do jemi këtu më 23 qershor do jem prezent këtu t’ju shoqërojmë në përpjekje për zgjedhje të lira, dhe mbi të gjitha për axhendën që sjell ndryshimnin për të cilin jemi përpjekur prej vitesh. Gjatë këtyre dy muajve dhe javëve në vazhdim do jemi shumë afërm me miqtë tanë dhe do jemi gati për një axhendë fituese.”- tha Ajala.

META:  KOALICIONI YNE SIGURON FITOREN

Nga ana e tij kryetari i LSI-së Ilir Meta duke i uruar mirëseardhjen i shprehu falenderimin për mbështetjen e internacionales dhe shtoi se ky koalicion do sjellë fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit , për të pasur mundësi për të kontribuar në përballimin e të gjitha sfidave që vendi ka për të ardhmen, sidomos në raport me përshpejtimin e procesit të integrimit evropian. Me këtë rast dua ta falënderoj z. Ayala për interesimin e vazhdueshëm të Internacionales Socialiste për zhvillimet e demokracisë në Shqipëri, njëkohësisht edhe për zgjedhjet e ardhshme të 23 qershorit. Për ne është i rëndësishëm ky bashkëpunim, i cili jam i bindur që do të kontribuojë edhe në forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me jo vetëm familjen socialiste evropiane dhe botërore por në tërësi për të gjithë proceset integruese të vendit. “

Më pas Ajala u drejtua nga selia e Partisë Socialiste për të takuar Edi Ramën.

RAMA: KOALICIONI PS- LSI PA KUSHTE, POR ANGAZHIM PER TE TRANSFORMUAR SHQIPERINE
I pyetur nëse 3 ligjet janë pjesë e marrëveshjes së koalicionit PS- LSI Rama tha se mes dy partive nuk ka pasur asnjë kusht por vetëm angazhim për të transformuar Shqipërinë.  ““Në procesin e afrimit të frontit opozitar nuk ka asnjë kusht nga ana jonë ndaj LSI, as LSI ndaj nesh. Ka pasur reflektim e analizë dhe angazhim për të transforuar Shqipërinë. Ligjet as nuk kanë qenë dhe as nuk janë kusht i vendosur mes nesh. 3 ligjet janë pjesë e sfidës së integrimit dhe për ne qëndrojnë pjesë e kësaj sfide dhe jo të veçuar prej saj. S'kemi besuar asnjë ditë se Shqipërinë nga Europa e ndajnë 3 ligje, por 3 pushtete që sot mungojnë: Pushteti legjislativ që të mos kontrollohet nga ekzekutivi; pushteti ekzekutiv që të mos kontrollohet nga korrupsioni dhe pushteti gjyqësor që të mos kontrollohet nga korrupsioni dhe ekzekutivi” 

Lajmi për takimin me kreun e LSI u bë i ditur dje nga zyra e shtypit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

BASHKIMI PS- LSI

Bashkimi i LSI-së dhe PS-së në koalicion parazgjedhor, ka ardhur pas thirrjeve të vazhdueshme të së majtës evropiane. Zëri më i fundit ka qenë ai i zëvendëspresidentit të Parë të Parlamentit Evropian Gianni Pittella, i cili gjatë vizitës së tij në Tiranë, theksoi se bashkimi i Ramës dhe Metës është një garanci për një qeveri të re pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 23 Qershorit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

GJKKO liroi Berishën, Bardhi: Fitore politike e tij! Iu pengua për 1 vit aktiviteti liderit të opozitës

GJKKO liroi Berishën, Bardhi: Fitore politike e tij! Iu pengua për 1 vit aktiviteti liderit të opozitës