Ajala: Rama kryeministër i
shqiptarëve, PS solli shpresë

Ajala: Rama kryeministër i <br />shqiptarëve, PS solli shpresë
TIRANE - Kryetari socialist Edi Rama ka vlerësuar ish-kryetarin e PS Fatos Nano dhe ish-kryeministrin socialist, aktualish kreu i LSI Ilir Meta për kontributin që kanë dhënë në PS, reformimin e saj dhe anëtarësimin në Internacionalen Socialiste. Ai ka zgjedhur festën e zgjedhjes së tij si zv.president i Internacionales Socialiste, për të deklaruar më mënyrë solemne se do të bashkonte gjithë të majtën shqiptare nën ombrellën e Internacionales, duke përfshirë këtu dhe LSI.

Në këtë festë ka qënë i pranishëm dhe Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ajala. Duke folur përpara të pranishmëve, ai tha se ishte aty për të mbështetur objektivat e PS. “Edi Rama nuk u zgjodh kryetar i Internacionales por herën tjetër do zgjidhet”, tha ai. Ajala nënvizoi se që kur e kishte takuar Ramën për herë të parë kishte parë te ai një lider, duke këmbëngulur se Rama ka vizionin e kurajën dhe është vlerësuar nga IS që në vitin 2003, kur po kandidonte për kryetar përballë ish-kryetarit Nano. Ai tha se Rama është kryeministri i ardhshëm shqiptar. Ajala premtoi se IS do vëzhgojë zgjedhjet, ndërsa shtoi se populli shqiptar kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme, ashtu si IS.

“Rama është shqiptari i parë në postet më të larta të Internacionales. Ai është kryeministri i ardhshëm të Shqipërisë, ai është njeriu i duhur në pozicionin e duhur dhe në kohën e duhur”, ka deklaruar numri dy i IS. Ndërkohë kreu i PS tha se asnjëherë nuk e kishte parafytyruar dot këtë mbrëmje. “Se kisha menduar se kjo ditë do vinte, të paktën jo pa kaluar disa vite. Kremtimin e një ngjarje që për partinë tonë është historike jo sepse u zgjodha unë po sepse u zgjodh kreu i PS së Shqipërisë. Është diçka e jashtëzakonshme që ndodh në një moment të pazakontë në vendin tonë, prandaj unë sot jam i lumtur që kam mundësinë ta ndaj me ju domethënien e posaçme të kësaj ngjarje”, tha Rama.

festa te xibraku
(Foto: Drejtuesit ePS-së mbrëmë gjatë festës te “Xibraku” për zgjedhjen e Edi Ramës si zv/president i
Internacionales Socialiste)


Kreu i PS ka falënderuar emrat e njohur dhe të rëndësishëm në PS për këtë arritje në IS. Ai tha se ky është një vlerësim për të gjithë socialistë. “Unë si kryetar i PS dhe si kryeministër nesër, nuk do të përsëris gabimet e së kaluarës” tha Rama. Ai falënderoi Pëllumbin, Doklen, Ruçin, Rukën, Daden, Majkon. Por ai ka falënderuar dhe Fatos Nanon e Ilir Metën, si ish-kryeministra të PS. Njëherësh ai ka vlerësuar të gjithë krerët aleatë, emër për emër për kontributin e tyre. Rama ka premtuar një politikë të re për median, ku PS s’do të ndjekë politikën e llogoreve të PD e vetë s’do bojkotojnë mediat. Ai tha se prania e tyre aty nuk nënkuptonte se do jenë në paradhomën e kryeministrit, por se do të respektohen njësoj. Rama ka premtuar një ndryshim rrënjësor për televizionin e median publike, duke nënvizuar se ata do jenë qeveri e transparencës e premtuar se çdo dokument do bëhet publik për median. Ai tha se transparente do jenë shpenzimet e qeverisë. Në fund ai ka falënderuar gruan e tij, Linda, duke thënë se ajo e mban të balancuar. “Kushdo që më njihte e më parë e di këtë gjë”, tha ai.

Lajmi u përditësua

Redaksia Online
(Gre.M/jm/ sg/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia