Ajeti debutim ëndrrash, Interi në
krye, humbet Milani, fiton Juve

Ajeti debutim ëndrrash, Interi në<br />krye, humbet Milani, fiton Juve
Kampionati italian i futbollit rinis në mënyrën më të mirë të mundshme me gola, spektakël dhe emocione pas pushimeve.

Pretendentet në Serie A nuk gabojnë duke e nisur me fitore përveç ekipit të Romës dhe Milanit, që sërish bënë hapa fals. Interi e nis sërish në krye vitin 2016, pas fitores përballë Empolit me një gol të Ikardit, që vlenë tre pikë dhe kryesim.

Ndeshja mes dy ekipeve ishte shumë e luftuar, por në fund zikaltërit u treguan pragmatistë duke dalë me kokën lart nga fusha.

Juventusi e nis aty ky e mbylli 2015 duke regjistruar fitoren e 8 radhazi ndaj Hellas Verona me golat e Dybala, Bonuci dhe Zaza. Juventusi parakalon Romën me fitoren e të mërkurës, pasi kryeqytetasit barazuan 3-3 me Kievon duke humbur dy pikë shumë të rëndësishme në luftën për titullin kampion këtë edicion.

Edhe Fiorentina vazhdon serinë e rezultateve pozitive pas triumfit ndaj Palermos 1-3. Surprizë ishte humbja e Milanit përballë Bolonjës në shtëpi 0-1 duke rrezikuar seriozisht pozicionin e trajnerit serb, Mihajlovic. Tekniku mund të shkarkohet nga Berlusconi, pasi një humbje përballë Bolonjës dhe për më tepër në shtëpi nuk tolerohet për objektivat e kuqezinjve. Lazio u ndal në barazim nga Carpi 0-0, teksa në portë ishte shqiptari  Etrit Berisha.

Arlind Ajeti
Mbrojtësi shqiptar me origjinë nga Kosova, Arlind Ajeti realizoi një debutim të ‘çmendur’ në kampionatin italian me ekipin e Frosinones duke shënuar autogol dhe më pas gol ndaj ekipit të Sasuolës.

Shqiptari e nisi nga minuta e parë ndeshjen pas shumë muajsh pritje duke treguar një formë shumë të mirë në fushë, por fillimisht devijoi një top gabimisht duke shënuar në portën e tij. Megjithatë Ajeti e korigjoi gabimin shumë shpejt duke shënuar duke i dhënë përkohësisht avantazhin Frosinones, por që Sasuolo barazoi duke i prishur festën e fitores.

Pas ndeshjes shqiptari nga Kosova është shprehur mjaft i kënaqur për mediat italiane. “Ishte ndeshja e parë me Frosinone dhe jam i kënaqur për lojën dhe golin e shënuar. Shpresoj që të vazhdoj kështu dhe të luaj sa më shumë këtë pjesë të mbetur të edicionit”.

Objektivi i Frosinones është qëndrimi, pasi aktualisht është në vendin e 18, e rënë nga kategoria. Ndërsa synimi i Ajetit është paraqitja e mirë dhe forma optimale për Kampionatin Europian të Francës.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë