‘Ajnshtajni i kohëve moderne’, 8 vjeçari shqiptar i pari në botë për aritmetikë mendore

Gjeniu 8 vjeçar nga Kosova habit të gjithë, del i pari për të pestin vit rradhazi në garën ndërkombëtare të Aritmetikës Mendore të organizuar nga Brainobrain të mbajtur në Dubai. Lum Rrahmani ka marrë pjesë edhe katër herë të tjera në këtë konkurs, ku u përfaqësuan 42 shtete me dy mijë fëmijë të grupmoshave të ndryshme dhe ai doli sërish më i miri. Në një lidhje skype për emisionin “Rreze Dielli” në Report TV me nënën e tij, djaloshi tha se kjo garë ishte më e vështirë se të tjerat, pasi brenda 3 minutave ai duhet të zgjidhte 48 ushtrime të vështira matematikore. Vlerësimi për këtë konkurs matej me saktësinë dhe shpejtësinë e zgjidhjes së ushtrimeve.

“U ndjeva shumë i emocionuar dhe i lumtur që jam kampion 5 herë” thotë gjeniu i vogël, i cili na ka bërë të gjithëve krenar.

Nëna e Lumit, Lindita Rrahmani thotë se djali i saj nga mosha 2 vjeçare ka shfaqur një nivel të lartë të inteligjencës, jo të zakonshme për fëmijët e moshës së tij, duke lexuar libra e duke bërë llogari të një fëmije më të rritur. Nga ky moment, prindërit u konsultuan me psikologë për të testuar e vënë në pah këtë inteligjencë. 

“Në fillim psikologët na kanë propozuar që me inteligjencën e Lumit, ai të mund t’i kalonte klasat më shpejt, por ne si familje por dhe në bashkëpunim me specialistë arritëm në përfundimin që për shkak të moshës së tij të vogël të mos e ngarkonim aq shumë, pasi gjendja emocionale e tij është më e rëndësishme për ne. Mësuesit mundohen që t’i japin në klasë gjithnjë Lumit detyra shtëse që ai të ndjehet sa më mirë, të zhvillohet inteligjenca e tij mendore dhe mësimet të mos i bëhen monotone. Gjithashtu dhe në shtëpi bëjmë shumë ushtrime dhe lojra logjike, por pa e ngarkuar” shprehet mamaja e ‘gjeniut’ të vogël.

Matematika nuk është gjëja e vetme që i pëlqen Lumit, nxënësit të klasës së katërt, pasi ai interesohet edhe për planetet, madje i pëlqen edhe të shikojë e të luajë futboll.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës