'Ajo thoshte që më vjen erë e keqe', u largua papritur nga shtëpia e BBV, flet moderatorja: Olta më sulmoi

'Ajo thoshte që më vjen erë e keqe', u largua papritur nga shtëpia e BBV, flet moderatorja: Olta më sulmoi

Zhaklina Gjolla

Moderatorja Zhkalina Gjolla ka folur për herë të parë për daljen e saj të papritur nga shtëpia e BB VIP 2 në 1 janar. Ajo tha se u gjet e pamësuar më shtëpinë  dhe me sulmin e pashkak të Olta Gixharit.

Sipas Zhaklinës, në shtëpi u krijua një situatë toksike, ndërsa theksoi se e humbi sensin e kohës dhe nuk po e gjente më veten aty.

Arbana: Përse vendose të lësh BB VIP 2?

Zhaklina: Orët ishin shumë të gjata, kisha humbur sensin e kohës, në shtëpi mu krijua një situatë toksike, ndjeja negativitet. Nuk ndieja energji të mirë. Nuk gjeta dashuri aty, dhe e kuptova që duhet të gjej vendin tim.

Arbana: Ajo është një lojë, dhe fiton ai ka më shumë durim…

Zhaklina: Sulmi i parë erdhi nga Olta, pak i çuditshëm se di pse ndodhi, pastaj rulota, pastaj të tjerët kishin krijuar tashmë marrëdhënie, isha e kufizuar. Më pas kur shkova në shtëpi ishte e vështirë të gjeja hapësirën time personale, por mu desh kohë të ambientohesha.  Pra u çorodita, nuk isha në shtëpinë time. Unë jam një person që I ruaj mirë hapësirat e mia personale. Olta bëri një sulm që nuk e prisja. Unë nuk e kam në tip të përgjigjem me një sulm të tillë. Unë me Oltën s’kisha çfarë diskutimi të bëja, pra më mbetej vetëm të ofendoja, siç bënte ajo me mua.  Ajo thoshte që më vjen erë e keqe, dhe unë duhet ti përgjigjesha njësoj. Unë nuk doja ta bëja njësoj  si ajo. Nga ana tjetër banorët e tjerë më dukeshin sit ë ngrohtë ndaj meje, por prapë. Unë u bllokova aty.

Olta ka sqaruar se përse ka nisur ‘lufta’ e saj ndaj Zhaklinës. Ndërsa ka aluduar se nëse Zhaklina ka probleme të shëndetit mendor duhet të kërkojë falje, por Arbana ka ndërhyrë për t’i dhënë një përgjigje.

Olta: Më vjen keq që nuk ishte hapi im drejt Zhaklinës, unë e përqafova dhe bëmë paqe, nuk jam e çmendur të nis një luftë me dikë që s’më ka bërë gjë, por veprimi i saj ishte ma laj pak filaxhanin, kjo ishte hedhje doreze hapur, pastaj i thashë më nder rrobat. Përveç kësaj kur ajo ishte në rulot nuk shkova kurrë ta sulmoj, do rri me ato që ndihem mirë. Kurse Zhaklina ka bërë të kundërtën, Kur isha në rulot, ka ardhur disa herë me thumbe, nuk ka dashur fare ta diskutoj sot. Shpërthimi im ishte te ‘laje gotën’. Janë 3 pika. Ishte festa hapja. Ajo e ka në natyrë thumbimin. Zhaklinën është hera e parë në jetë që e shoh në këtë shtëpi. Ka qenë një moment ku u ndjeva keq, ku thashë pushoni të dëgjojmë Arbanën,  kjo tha po ja dëgjoje ti e na i thuaj përmendësh. E pashë që aty që kjo nuk më ka qejf. Nëse ti vajzë ke problem të shëndeti mendor duhet të na kërkosh falje, sepse e para  ke gënjyer, pra i bie që ti ke gënjyer produksionin.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e ish-oficerit, që natën e 18 dhjetorit 1981, u mor nga Ministria dhe u caktua te vila e Mehmet Shehut

Dëshmia e rrallë e ish-oficerit, që natën e 18 dhjetorit 1981, u mor nga Ministria dhe u caktua te vila e Mehmet Shehut