Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka postuar nga foto nga Bjeshkët e Rugovës.

Në statusin e tij, Meta shkruan se ndodhet mes Bjeshkëve, aty ku sipas tij ajri është i pastër dhe uji është i kristaltë.

Të dashur miq, nga Bjeshkët përrallore të Rugovës, mes pishave të larta e livadheve mahnitëse, aty ku ajri i pastër dhe uji i kristaltë i burimeve malore të mbushin me energji, ju uroj të gjithëve një të dielë të mbarë.

Ilir Meta, presidenti i Shqipërisë