Ajri i kondicionuar, 5 efektet
negative në shëndetin tuaj

Ajri i kondicionuar, 5 efektet <br />negative në shëndetin tuaj
Jo më larg se para disa vitesh, kondicioneri ish të një luks për shumë pak njerëz ndërsa sot është kthyer në një normë për shumë zyra dhe sisteme të transportit publik. Pra, ai është pjesë e jetës sonë, duam apo nuk duam. Shumë persona e përdorin ajrin e kondicionuar si një nevojshmëri në verë. Ajri i kondicionuar na mundëson të përballojmë të nxehtin dhe lagështirën. Ai ul temperaturën dhe lagështirën duke rezultuar në një ftohës dhe tharës i ambjenteve të brendshme. Gjithashtu, ajri i kondicionuar na mbron nga goditja nga të nxehtit, e cila është një gjëndje kërcënuese për jetën në të cilën trupi humbet aftësinë e tij për të çliruar në mënyrën e duhur nxehtësinë. Ndërkohë që ajri i kondicionuar ofron shumë përfitime, ka edhe shumë aspekte negative që mund të shkaktojnë gjendje patologjike. Ato janë rezultat i grumbullimit të pluhurave, fungeve dhe bakterieve në sistemin e kondicionerit tuaj. Këta faktorë mund të nxisin atake astmatike, irritim të syrit, hundës dhe fytit si dhe mund të shkaktojnë sëmundje të ngjashme me gripin.

Sëmundje dhe lodhje konstante
Studimet tregojnë se personat që punojnë në një mjedis me ajër të kondicionuar mund të përjetojnë dhimbje kronike dhe lodhje. Ata që punojnë në ndërtesa në të cilat vazhdimisht përdoret ajri i kondicionuar mund të përjetojnë gjithashtu irritim të membranave mukoze dhe vështirësi në frymarrje duke rritur riskun e prekjes nga gripi dhe sëmundje të tjera.

Lëkura e thatë
Orët e gjatë të shpenzuara në një mjedis me ajër të kondicionuar shkaktojnë tharjen e lëkurës suaj.

Shton efektet e sëmundjes suaj kronike
Ajri i kondicionuar shton efektet e sëmundjes që ju mund të jeni duke vuajtur. Ajri i kondicionuar nxit shfaqjen e simptomave të presionit të ulët të gjakut, artritit dhe neuritit duke e bërë më të vështirë menaxhimin e dhimbjes.

Paaftësi për të luftuar të nxehtin
Ata që shpenzojnë shumë kohë në një mjedis me ajër të kondicionuar bëhen në mënyrë të vazhdueshme më pak tolerant ndaj temperaturave të larta të verës. Kjo shkaktohet kryesisht nga stresi i trupit tuaj nga lëvizja nga një mjedis i ftohtë në një ajër të jashtëm që shkakton djersitje. Kjo intolerancë ndaj të nxehtit ka çuar në rritje të vdekjeve lidhur më të nxehtin.

Probleme më frymarrjen
Edhe pse kondicioneri i makinës është shpëtimi juaj kur ndodheni i bllokuar në trafik në një ditë të nxehtë vere, ai qarkullon mikro-organizma të cilat shkaktojnë probleme me frymëmarrjen. Në disa studime është vënë re se janë gjetur 8 tipe mykesh që jetojnë në sistemin e filtrimit të kondicionerit në rreth 88% të makinave. Ajri i kondicionuar mund të shkaktojë sëmundjen e Legjionarëve e cila është një lloj pneumonie shkaktuar nga bakteri Legionela. Ai gjendet në mjediset e ngrohta dhe me myk të kondicionerit tuaj. Simptomat fillestare të kësaj sëmundje përfshijnë humbje të energjisë, dhimbje koke, nauzea, dhimbje në trup, ethe të lartë dhe dhimbje gjoksi. Nqs nuk trajtohet mënjeherë, sëmundja e Legjionarëve mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm fizik dhe mental dhe në disa raste mund të jetë fatale për jetën.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)