AK: Basha mashtroi, trami
premtim në posterin elektoral

TIRANE- Aleanca KuqeZi denoncoi sot paradite kreun e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha se ka mashtruar qytetarët dhe nuk ka mbajtur premtimet lidhur me ndërtimin e tramit.

“Sot mbushen 425 ditë që kur Basha mori detyrën e kryetarit dhe hyri në zyrë duke bërë publike premtimet për transformimin e Tiranës. Janë premtime boshe. Basha mashtroi në lidhje me ndërtimin e tramit që do të lidhte perëndimin me lindjen dhe do të lehtësonte qarkullimin. Ky është mashtrimi nr 1 që do pasohet nga qindra të tjerë. “- tha përfaqësuesi i AK-së në një prononcim për median që u mbajt para godinës së bashkisë së Tiranës.
tramvaji AK

Përfaqësuesit e AK-së, të mbështetur dhe aktivistë të tjerë thanë se premtimi mbetet vetëm në posterin elektoral dhe në faqen e internetit, ndërkohë që Basha nuk ka për ta realizuar as për 425 ditë të tjera sepse është i zënë për linjën e kanaceve apo të taksive”.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati