AK: Berisha s' do korrektimin
të sistemit se mban pushtetin

AK: Berisha s' do korrektimin<br />të sistemit se mban pushtetin
TIRANE- Aleanca Kuq e Zi nëpërmjet një deklarate për shtyp i bëri thirrje sot 26 partive të vogla, aleate të PD e PS të mos gënjehen nga firma e Berishës, për dakordësinë e tij për ndryshimin e sistemit zgjedhor në Kodin Elektoral.

Për AK, Firma e Berishës ka për qëllim djegien e afateve të reformës zgjedhore pa arritur asnjë rezultat, ndërsa shton se “komisioni i Reformës Zgjedhore, të cilit i drejtohet dokumenti i nënshkruar, nuk ka tagrin për të korrigjuar sistemin zgjedhor dhe pragun, por bën vetëm adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

“Aleanca Kuqezi i bën thirrje 26 partive që iniciuan tryezën për reformën zgjedhore të mos bien pre e premtimeve para dhe pas elektorale të Sali Berishës i cili nuk do ndryshojë kurrë dhe për asnjë arsye apo premtim sistemin aktual zgjedhor që shqetëson në fakt partitë e vogla. “-thuhet në njoftimin e sotëm për shtyp të AK-së.

“Sali Berisha nuk do të ndërrojë kurrë sistemin zgjedhor aktual.  por ai e bën këtë për të shtyrë artificialisht kohëzgjatjen e punës së reformës zgjedhore e cila duhej të kishte mbaruar me kohë, nëse vullneti politik për të realizuar këtë reformë të rëndësishme nuk do të kishte munguar.”- nënvizon përfaqësuesi i AK-së, Julian Kola.

AK shton se është gati të hyjë në zgjedhje me sistemin aktual por “edhe nëse ai ndryshohet, lumi i votave kuqezi do të jetë i paimagjinueshëm dhe kontrollueshëm, aq sa, manipulimet sistematike të dy partive të mëdha PD dhe PS nuk do arrijnë të ndalojnë veshjen kuqezi të parlamentit të ardhshëm shqiptar nga një mazhorancë e cila do të vendosë mbi gjithçka prosperitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.”

Berisha- thotë AK- nuk ka votat e popullit për të qëndruar në pushtet. Berishës i duhet ky sistem që të mbajë pushtetin me mashtrime dhe të mbijetojë politikisht me sistemin aktual i cili për Aleancën KuqeZi është antikushtetues.

KOMISIONI JAVEN TJETER DISKUTON PER NUMERIMIN  ELEKTRONIK
Komisioni për Reformën Zgjedhore do të mblidhet sërish javën e ardhshme për të folur mbi numërimin elektronik. Pritet që në këtë tryezë të jepen mendime të tjera për futjen në zgjedhjet e ardhshme të tekonologjisë së informacionit, siç është numërimi elektronik, por duke plotësuar nenet përkatësë, dhe duke paraprirë situatat e pritshme. Numërimi elektronik i votave do të shmangë abuzimet, duke rritur transparencën si dhe do të limitojë kohën për numërimin e votave. Çka do të thotë, se brenda pak orëve do të kemi një rezultat për partitë politike. Por kjo risi në Kodin Zgjedhor do të sjellë edhe më pak kosto financiare për komisionet e numërimit. Pasi futja e numërimit elektronik do të shmang komisionet e numërimit të votave. Pas përfundimit të këtij neni, komisionit për Reformën Parlamentare i ngelen edhe dy pika të tjera të rëndësishme siç janë ndryshimi i sistemit si dhe riformatimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic