Në deklaratën publike të bërë sot paradite para ministrisë së Mbrotjes thuhet se Imami ka kryer veprat penale te korrupsionit dhe shpërdorimit te detyrës Neni 260 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Sipas AK Imami dhe vartësit e tij i kanë falur Greqisë 355. 4 km katror det si dhe kanë shkatërruar dhjetra anije luftarake, avionë, tanke e nëndetëse për skrap. “Imami dhe vartësit i dorëzuan Greqisë 355. 4 km katror det. U shkatërruan 85 anije luftarake. Janë zhdukur 200 avionë. Janë shkatërruar 85 anije luftarake. Shitur 1600 tanke, 4 nëndetëse dhe 14 mijë murtaja për skrap”- thuhet më tej në deklaratën e AK.
Aleanca KuqeZi shkon më tej duke thënë se “janë zhdukur 200 avionë dhe avionin e fundit MIG, Imami ia ka dhuruar Beogradit” . Për Partinë që drejtohet nga Kreshnik Spahiu, Imami “është vegël e Berishës në qeverinë e korrupsionit galopant. Është tradhtar dhe në lidhje me këto akuza mund të dënohet me 12 vjet burg.”
"Te gjitha keto fakte tregojne se në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë po punohet pareshtur për ta deligjitimuar ushtrinë, për ta kthyer atë në vegël të politikës, duke përdhosur meritokracinë, duke demotivuar dhe neutralizuar cdo kapacitet human në ushtrinë Shqipëtare, e duke e kthyer atë nga një aset të sigurisë kombëtare në një ushtri të kapur dhe jo funksionale. "- thuhet në deklaratën e shtypit e lexuar nga Sekretari për Mrojtjen dhe Sigurinë Kombëtare, Edmir Dymleku.
Në fund Aleanca Kuq e Zi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Mbrojtjes z. Arben Imami, për kryerjen e veprave penale te korrupsionit dhe shpërdorimit te detyrës Neni 260 I Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, dënon me burgim nga 6 vjet deri në 12 vjet dhe me gjobe deri ne 5 milion te reja.
Dosja e hetimit e përgatitur nga Aleanca Kuq e Zi për Arben Imamin është në vazhdën e dosjeve që kjo parti përgatiti dhe për kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Kulturës Aldo Bumçi.
VEPRAT PENALE TE IMAMIT, SIPAS AK
1.Tenderi abuziv i uniformave të Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë. Ku janë tenderuar uniformat e ushtrisë shqipëtare për 7 vitet e ardhshme. Abuzimet dhe përjashtimet e qëllimshme të kompanive konkuruese, përcaktimi I kritereve klienteliste per pjesmarrje, I shkakton ekonomisë shqipëtare dëme të konsiderueshme financiare.
Veprime këto, që në bazë të NENIT 258 të Kodit Penal, Shkelja e barazisë së pjesmarrësve në tendera publike, dënohet me Gjobë dhe deri në 3 vjet Burg.
2.Blerja e paisjeve përgjuese.Një veprim tjetër arbitrar, të cilin Ministri Imani e urdhëron dy dite para 21 janarit te vitit 2011. Blerja paisjeve të sofistikuara për përgjim dhe përdorimi I tyre në mënyrë të fshehtë dhe të paligjshme, kundër kundërshtarëve politikë dhe trupit diplomatic te akredituar në Shqipëri, përbën një shkelje e cila në bazë të NENIT 250 te Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë Dënohet me gjobë ose deri në 7 vjet burg.
3Privatizimi I objekteve ushtarake pa transparencë E justifikuar nën strategjinë e Planit të Përhapjes së Forcave të Armatosura, Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë të “lira” plot 670 prona të saj, të cilat konsistojnë kryesisht në reparte ushtarake, ndërmarrje, shtëpi pushimi, apo objekte të tjera ushtarake, por që pas pak vitesh, ato mund kthehen në ndërtesa luksoze si; vila, pallate, hotele, apo resorte turistike etj. Ministria e Mbrojtjes ka identifikuar dhe “liruar” për privatizim edhe 242 prona të tjera, të cilat i kanë dalë të panevojshme. Pjesa më e madhe e pronave që nuk i interesojnë më Ministrisë së Mbrojtjes ndodhen në vende bregdetare në jug apo në veri, por nuk mungojnë dhe ato të ndodhura dhe në Tiranë.
NENI 248 I Kodit Penal të Republikës së Shqipërise parashikon denim për Shperdorim të detyrës me burgim deri ne 7 vjet.
4. Blerja e helikopterëve dhe mosperfshirja e trajnimit te piltove ne kete kontrate blerjeje ,nxorri ne pah, perseri klientelizmin dhe pa-aftesinë profesionale në Vendim-marrje, të strukturave aktuale në Ministrinë Mbrojtjes.
Eshtë tashme publik fakti që qeveria Shqipëtare e udhehequr nga Ministri Imami shpenzoi 80 milione euro nga paratë e shqipëtarëve në blerjen e 6 helikopterëve nga kompania franceze “Eurocopter”, por harroi se helikopterët e blere kanë nevojë edhe për trajnimin e pilotëve, gjë për të cilën pagoi edhe 3 milion euro të tjera Anglise, në një kohë kur kompania amerikane Sikorsky International Operations i ofroi kryeministrit Berisha gjashtë helikopterë me çmim më të ulët, trajnimin e pilotëve dhe asistencë teknike. Fatmirësisht modeli ‘’EC 155’” I helikopterit të zgjedhur me kujdes nga qeveritaret tanë dhe jo ekspertët, u rrëzua një ditë para se të vinte në Shqipëri.
5.Ministria e Mbrojtjes së kësaj qeverie është kthyer në një institucion të pakontrollueshëm. Komisioni Parlamentar I Sigurisë Kombëtare nuk arrin dot, të ushtrojë kontroll. Ushtrimi I kontrollit është levë e pazevendësueshme në Demokraci. Pamundësia e ushtrimit të kontrollit në Ministrine e Mbrojtjes falë kjo dashurisë se z. Berisha dhe kujdesit të veçantë të z. Imami, është një dëshmi e pakundërshtueshme e mos-funksionimit të institucioneve të ketij shteti. Gjithashtu dhe tregues I qartë i pa-aftësisë së opozitës së sotme parlamentare për të përmbushur misionin e saj.
6.Emërimet e bëra dhe politika e ndjekur në proçesin e dhënies së gradave në ushtrinë Shqipëtare, përbëjnë një kërcënim të rëndë, sa aktual edhe afatgjatë ndaj Sigurisë sonë Kombëtare.
Sot kemi një ushtri Shqipëtare ,që udhëhiqet nga ushtarakë të vënë në pozicione drejtuese bazuar në bindjet e tyre partiake, kritere ky I ndjekur dhe pranuar publikisht nga deputetët e kuvendit të sotëm të Republikës së Shqipërisë dhe vetë ministri Imami.
Emërimi I komandantit te Forcave Detare Ferdinand Kreshpani nga ana e Ministrit Arben Imami ,pa dekret nga - Presidenti i Republikës, shkeli nenin 169 të Kushtetutës, pika 3, ku thuhet se “Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit emëron dhe shkarkon shefin e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe me propozim të ministrit të Mbrojtjes, emëron dhe shkarkon komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore”.
Emërimi i ish-shefit të Shërbimit Sekret Ushtarak, Ylli Zyla I implikuar ne aferat korruptive të tregëtisë së armëve, në krye të Policisë Ushtarake, tregon edhe një here se besnikëria ndaj pushtetit aktual dhe jo ndaj atdheut shpërblehet dhe vlerësohet ne ushtrine Shqipëtare.
Flota Detare e Shqipërisë drejtohet tashmë si asnjëherë tjetër, nga një ushtarak që specialitetin e tij ka forcat tokësore. Qemal Shkurti, i cili mbante postin e shefit të kabinetit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, dhe kishte gradën e Kolonelit, brenda një dite mori gradën madhore Gjeneral Brigade nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dhe u emërua komandant i Flotës Detare. Ky emërim vjen në një kohë kur Flota pritet të ketë pjesën më të madhe të përgjegjësisë në përgatitjen e dokumenteve dhe hartave të nevojshme për negociatat me Greqinë në lidhje me kufirin detar mes dy vendeve.
(sg/shqiptarja.com)