Institucioni financiar – jo bankë, AK-Invest dhe MoneyGram, njofton klienët e saj se nga sot, në ditën e Pashkës, deri më 30 qershor, organizon lojën shpërblyese për klientët e saj.

Përfitues janë të gjithë klientët që kryejnë qoftë edhe një prej shërbimeve në AK-Invest e MoneyGram.
 
Klientët e AK-Invest e MoneyGram, duke filluar nga sot, kanë mundësinë të bëhen pjesë e lojës së surprizave.

Plotësoni saktë adresën dhe nr. e tel.
Duke filluar nga dita e Pashkës deri më 30 qershor, mjafton që adresa e shtëpisë dhe numri i telefonit të jetë i saktë, dhe një surprizë do të mbërrijë në shtëpitë e klientëve.

Merjola Rapo, përfaqësuese e AK-Invest e MoneyGram, institucionit financiar, jo bankë, ka sqaruar edhe detajet e kësaj loje.

Kjo lojë do të jetë për të gjtihë klientët,qoftë edhe për ata që kryejnë edhe një shërbim të vetëm në AK-Invest dhe MoneyGram.
 
Kompania ka përzgjedhur që të mos publikoje përmbajtjen e dhuratës, me dëshirën që klientët e saj të surprizohen kur AK-Invest e MoneyGram të trokasë në dyert e tyre.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com