TIRANE - Aleanca kuqezi zhvilloi ditën e sotme një takim me studentë nga lugina e Preshevës që studiojnë në Tiranë. Duke folur në këtë takim, kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu u shpreh se studentët e Preshevës dhe AK së shpejti do të shkojnë tek vendi ku u rrëzua monumenti i heronjve të UÇPMB-së për ta rindërtuar dhe ringritur në dimensione disa herë më gjigande.
“Monumenti i Dëshmorëve të Lirisë në Preshevë ishte dhe mbetet simboli i luftës së drejtë për liri e demokraci të popullit të Luginës së Preshevës kundër sistemit diktatorial të Sllobodan Millosheveçit. Tensionet politike të përkeqësuara në Luginën e Preshevës, rezoluta famëkeqe e Parlamentit serb për shndërrimin e Veriut të Kosovës në “Republika Sërbska” si në Bosnje dhe vandalizmi mbi një monument lirie dëshmojnë qartë se politika dhe diplomacia serbe janë kthyer mbrapa në kohën e Milloshevicit. Aleanca Kuqezi u kujton autoriteteve të larta të Beogradit dhe Kryeministrit Daçiç se duhet të heqin dorë nga pazaret me shtetasin Berisha për shkëmbim teritoresh”, u shpreh Spahiu duke folur para studentëve nga Presheva.
Kryetari i Aleancës Kuqezi, i kërkoi studentëve të Presheves që të jenë të vendosur sepse monumentin e dëshmorëve për liri do ta rivendosin përsëri së bashku, jo vetem në Preshevë, por edhe në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.
"Aleanca KuqeZi së bashku me studentët nga Presheva paralajmëroi Serbinë dhe politikanët vazhdues të Millosheviçit se do përballen me drejtësinë ndërkombëtare dhe mbarë Kombin Shqiptar ashtu sikundër janë përballur me humbje deri tani" deklaroi Spahiu.
AK u bën thirrje të përsëritura qeverive në Tiranë dhe Kosovë që të heqin dorë nga koncesionet dhe pazaret nën tavolinë me Serbinë sepse do përballen me reagimin e 10 milionë shqiptarëve. Kreu i Aleancës Kuqe Zi Kreshnik Spahiu akuzoi shtetasin Berisha për bashkëpunim me Beogradin duke theksuar se: “Ai i cili premtoi që do mbronte shqiptarët nga Preveza në Preshevë nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka dhuruar për 1 euro Beogradit dhe mafies serbe daljen në Adriatik nëpërmjet sekserit Damir Fazlliç dhe i ka dhuruar kompanive serbe disa sektorë strategjik dhe pasuri kombëtare të shqiptarëve”, përfundoi Spahiu.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com