TIRANE - Aleanca Kuq e Zi mblodhi sot paradite Këshillin Kombëtar për të deklaruar finalizimin e strukturave në të 12 qarqet e vendit,dhe deklaron të hapur fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentar. Ai i bëri thirrje anëtarëve të afrojnë elektoratin e zhgënjyer të dy partive të mëdha me qëllimin kryesor largimin e Berishës në zgjedhjet e 23 qershorit. Spahiu: PS e PD-në se synojnë pushtet të përjetshëm. Kryetari i AK-së akuzoi politikanët se synojnë pushtet të përjetshëm dhe deklaron se vetë si AK do të ketë parim kufizimin e mandateve.
SPAHIU: AFRONI DEMOKRATET E SOCIALISTET E ZHGENJYER
Kryetari i AK-së i kërkoi anëtarëve të tij të AK të afrojnë demokratët dhe socialistët të cilët janë shfrytëzuar nga PS e PD dhe më pas janë lënë pas dore.
“Punioni të afroni çdo demokrat që po largohet. Ata janë më të përdorur se çdo kush tjetër. Demokratët votuan por jo që 5 familje mafioze të mbajnë peng shtetin shqiptar. Afroni ata se ndihen si limon të shtrydhur ne do u kthejmë dinjitetin. Afroni socialistët dhe demokratët e zhgënjyer.
SPAHIU: PROGRAMI YNE I QARTE, TE LARGOJME BERISHEN
“Programi është i qartë. Pranvera duhet të largojë këtë njeri para zgjedhjeve të 23 qershorit. Ky është detyrimi ynë.”- tha Spahiu duke deklaruar dhe hapjen e fushatës zgjedhore. “ Që nga sot të hapim fushatën zgjedhore në Vlorë Sarandë, Korçë, Shkodër, Pogradec e çdo qytet për të përgatitur njerëzit për pranverën shqiptare. Shkoni e gjeni njerëzit më të guximshëm”- tha më tej Spahiu. Ai kërkoi të nënvizonte se “Nuk është synimi ynë në vetvete pushteti, por krijimi i një shteti të fortë jurik me parime të reja.”
UNE NE KRYE TE AK VETEM PER DY MANDATE
“Kreshnik Spahiu do të jetë vetëm dy mandate dhe do të tërhiqet nga Aleanca KuqeZi. Standardet demokratike duhet të fillojmë nga vetja. Aleanca duhet të krijojë modelin për kufizimin e mandateve. Ky është kufizimi që do bëjmë në mbledhjen e kongresit në Qershor.”- tha AK duke deklaruar se ata që duhet të bashkëpunojnë me AK duhet të kufizojnë fillimisht mandatet. “Asnjë parti nuk ka kufizimin në dy mandate për krerët e partive.”- tha Spahiu duke i akuzuar për partitë e mëdha se kanë krijuar monopol në ekonomi, politikë e media
“Ridvan Bode, Genc Pollo, Arben Imami dhe të gjithë ministrat kanë mandate të përsëritshme dhe nuk lëshojnë karriget e pushtetit duke keqpërdorur elektoratin e tyre në cdo zgjedhje. Ata u kërkojnë votën dhe kanë krijuar një oligarki që është e pathyeshme.”- tha Spahiu.
SPAHIU: SLOGANI I BERISHES, NDRYSHIMI PER PARA
Spahiu komentoi dhe sloganin e Partisë Demokratike, të propozuar nga vetë kryeministri: “Ne jemi ndryshimi- Përpara”.
“Ndryshimi për para duhet të kthehet në slogan.”- tha Spahiu duke e akuzuar Berishën se nuk mund të ketë asnjë slogan as për çëshjet kombëtare, shiti detin. Ai është kërcënuesi më i egër i stabilitetit dhe paqas në rajon, kërcënon Brukselin e SHBA-në, në 1997 deshte të fuste në luftë toskët dhe gegët” - tha Spahiu duke nënvizuar se ”shpëtimi i vetëm është Aleanca KuqeZi”
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com