AK përshëndet vendimin
e Gjykatës Kushtetuese

AK përshëndet vendimin<br />e Gjykatës Kushtetuese
Në një deklaratë për shtyp Aleanca Kuq e Zi përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi termin “kombësi”.

Aleanca Kuq e Zi ka kundërshtuar gjithmonë përdorimin e termit “kombësi” në ligjin e gjendjes civile, i cili u pasua me ndryshime fiktive të kombësive nga qytetarë shqiptarë në disa qytete të vendit.

Aleanca Kuq e Zi thekson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është vula kuqezi në procesin e censusit, të cilin e kundërshtuam mbi të gjitha, për kombësitë e falsifikuar, për të cilat u vendos me kast pyetja për etninë dhe fenë në faqet e pyetësorit.

Kushtetuesja ka vendosur se termi `kombësi` në ligjin për gjendjen civile është i pajtueshëm, pasi bie në kundërshtim me nenet 20 dhe 35 të Kushtetutës. Gjykata Kushtetuese vlerëson se termi për `kombësinë` cenon parimin e sigurisë juridike, pasi nuk mbron të dhënat personale.

Aleanca Kuq e Zi e konsideron njollën e zezë të politikës shqiptare të gjithë procesin e censusit për të cilin u shpenzuan miliona euro, edhe pse ishte një proces i paralajmëruar për të dështuar.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg