TIRANE - Forumi i Gruas në Aleancën Kuq e Zi ka zhvilluar ditën e sotme një protestë përpara zyrës së kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, në mbrojtje dhe ndërgjegjësim të nivelit të lartë të dhunës mbi gruan shqiptare.
Përfaqësueset e Forumit të Gruas Kuq e Zi ekspozuan përpara zyrës së Topallit një banderolë, e cila pasqyrontë realitetin e gruas shqiptare ku një pjesë e kufizuar jeton nën luksin e pushtetit, ndërsa pjesa tjetër në terrorin e dhunës dhe neglizhencës së strukturave shtetërore të paafta për të mbrojtur gruan shqiptare nga fenomeni i dhunës dhe vrasjes.
Përfaqësuesja e Forumit të Gruas Kuq e Zi, Margarita Kola gjatë deklaratës për deklaroi: “Jemi sot këtu për të denoncuar neglizhencën e strukturave shtetërore që gruan shqiptare e kanë lënë pas dore. Krahasoni të nderuar qytetarë “gratë e vrara me gratë e marra”. Këta deklarojnë se kanë arritur nivelin përfaqësimit të gruas me 30 % në politike dhe nivele drejtuese, në fakt, janë 3 0% gra të cilat lustrohen ndërkohë që janë me mijëra që dhunohen dhe të pambrojtura. Kryetarja e Kuvendit prej 16 vitesh ka marrë peng karriken e Kuvendit duke treguar tolerancë zero ndaj diversitetit të gruas në politike. Gratë e Kuvendit të Shqipërisë janë imazhi jo realist i gruas shqiptare. Gra të cilat ruhen me truproja dhe eksorta policore, ndërkohë që në zona të ndryshme të vendit gratë e thjeshta shqiptarë bien pre e krimeve makabre dhe masakrimeve si në filmat horror. Gra që ruhen nga një Komisiariat i tërë policie, ndërkohë në zonat e thella të shqipërisë nuk ka policë për të garantuar të drejtat minimale të grave shqiptare”.
Më tej AK deklaron dhe garanton mbarë nënat, gratë dhe vajzat shqiptarë se pas 23 qershorit do të bëjë gjithçka për të ndryshuar legjislacionin dhe ligjet në fuqi duke rritur maksimalisht dënimin për dhunën ndaj grave shqiptare.
“Aleanca Kuq e Zi do të ngrejë në mbarë vendin zyrat për mbrojtjen e të drejtave të grave të cilat do të hartojnë politikat integruese të tyre në një shoqëri me rregulla të pastra dhe të drejta të barabarta. Është turp i madh që gruaja shqiptarë të përfaqësohet në politikë dhe nivele drejtuese nga politikane, si këto të cilat më shumë qëndrojnë në ajër dhe të lustruara sesa në tokë dhe të shqetësuara për femrat shqiptare”, deklaroi Kola.

(Në foto banderola në protestën e sotme të Forumit të Gruas Kuq e Zi)
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com