TIRANE - Aleanca KuqeZi ka demostruar paraditen e sotme, në një nga sheshet kryesore të kryeqytetit kundër qeverisjes së Berishës, duke publikuar fotot e të gjithë kabinetit qeveritar të 1912 dhe ministrave të vitit 2012 me dixhiturën Pa (K) Koment dhe duke vijuar akuzat ndaj kabinetit qeverisës, duke i quajtur ministrat mediokër, të pashkolluar dhe të korruptuar.
Kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu deklaroi para qindra vizitorëve të galerisë së hapur se: "këto portrete dhe profile ministrash janë 100 vjet pas nga kultura, arsimi, qytetërimi, komunikimi, integriteti, intelekti dhe vetëm shifrat e një shekulli rezultojnë të jemi më pas sepse këta qeveritar na kanë lënë 100 vite pas ditës së shpallje së pavarësisë. Shteti shqiptar ka sot ministrat më mediokër, më të pashkolluar, më provincial, më të korruptuar, më amoral të 100 viteve të shtetit. Ne jemi brezi më fatkeq që qeverisemi nga një grup gangsterësh.
Aleanca KuqeZi fton çdo qytetar që ta krahasojë Ismail Qemalin me Sali Berishën, Myfit Limohovën me Flamur Nokën, Luigj Gurakuqin me Myqerem Tafajin, Petro Pogën me Eduard Halimin, Mehmet Dërrallën me Arben Imamin, Mit'hat Frashri me Edmond Panaritin. Sot të gjithë ne jemi krenar që jemi shqiptar por jemi të turpëruar që pas 100 vjetësh kemi prodhuar këto qënie çnjerzore që na kanë çuar 100 vjet pas".
Në vazhdim të fushatës së AK-së “"Një flamur për cdo dritare", Spahiu theksoi se "Përshëndesim të gjithë qytetarët e kryeqytetit të cilët masivisht kanë refuzuar të vendosin flamurët bardhëblu të PD që po shpërndahen nga qeveria por me dinjitet po vendosin flamurët kombëtar. Ky është mesazhi më i rëndësishëm që 28 nëndori është dita e pavarësisë së shqiptarëve dhe jo PD-istave. Ata le të vazhdojnë te festojnë me Sali sulltanin".
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com