TIRANE- Aleanca Kuq e Zi thotë se ka fakte dhe prova se ministri i Punëve dhe Cështjeve Sociale Spiro Ksera ka kryer vepra penale dhe krime kundër integritetit dhe sovranitetit shtetëror të Republikës së Shqipërisë të cilat do tia adresojë Prokurorit të Përgjitshëm të Republikës së Shqipërisë Adriatik Llalla.
Sot paradite në një prononcim për median, kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu publikoi fakte dhe dokumenta që lidhen me pagesa dhe shpërblime të qeverisë shqiptare në favor të drejtuesve të “Agimit të Artë” në Shqipëri dhe Greqi, posacërisht kreut të lëvizjes për “Pavarësinë e Voroi Epiriti dhe Greqinë e Madhë” Theofan Kaliviatis.
“Prej disa vitesh ministri i qeverisë së shtetasit Sali Berisha ka financuar nga buxheti i shtetit Shqiptarë, me paratë e taksapaguesve shqiptarë, kreun e organizatës për Pavarësinë e Vorio Epirit dhe sëbashku ata kanë hartuar planin dhe kthyer në realitet hapjen e degës së “Agimit të Artë” në Shqipëri.” - tha Spahiu.
Ai kërkoi të nënvizojë se nëse “Agimi i Artë” ka mbetur në opozitë në Greqi në Shqipëri rezulton në pushtet dhe instancat më të larta qeveritare, ndërkohë që “Theofan Kaliviotis ndonëse jeton më shumë në Athinë se Shqipëri dhe nuk është paraqitur asnjë ditë në punë në ministrinë ku ai paguhet, rezulton të jetë një nga zyrtarët e lartë, një nga këshilltarët më të afërt të qeverisë së shtetasit Sali Berisha” deklaroi Spahiu.
Ai tregoi një flet-bordero të pagave të njërës nga ministritë dhe urdhëra të tjerë të shërbimit ku rezulton se Theofan Kaliviatis është paguar në mënyrë sistematike, pavarësisht mosparaqitjes në punë.
“Për rrjedhojë të angazhimit të tij anti-shqiptarë është shpërblyer dhe paguar për të ngritur degën naziste të “Agimit të Artë” në Shqipëri” tha lideri i kuqezinjve.
Aleanca Kuq e Zi i kërkon Prokurorit të Përgjitshëm Z.Adriatik Llalla të nisë sa më parë hetimin zyrtarë dhe procedimin penal ndaj dhe zyrtarët e qeverisë Berisha “të implikuar në afera që cënojnë integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Shqipërisë dhe kombit shqiptarë, dhe që abuzojnë me taksat e qytetarëve shqiptarë për të rrënuar integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë” tha Spahiu.
Sipas AK prej disa vitesh kreu i kësaj organizate për pavarësinë e Vorio Epirit, Theofan Kaliviatis ka drejtuar protesta ekstremiste, radikale dhe të dhunshme në Athinë kundër shtetit shqiptarë, fakt ky që është i provuar nga fotot që i janë bashkangjitur dokumentacionit që do t’i dërgojmë Prokurorisë së Përgjithshme”
Dosja përgatitet në kuadër të fushatës të AK “Fytyrat e Krimit” si dhe në vijim do të dorëzohen disa dosje dhe dokumenta më të rënda që hedhin dritë mbi krimet e ministrave të shtetasit Sali Berisha.

(Në rreth të kuq, Theofan Kaliviatis)
(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com