Tregu i mediave, ai i naftës, sistemi bankar, rritja e çmimit të sigurimit të mjeteve, farmaceutikët, produktet ushqimore, por dhe koncesioni hekurudhor Ballsh Fier.
Kanë qenë këta sektorët kryesorë ku është shtrirë aktiviteti i Autoriteteit të Konkurrencës për vitin 2016. Raporti vjetor për vitin e shkuar është paraqitur sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë nga kreu i këtij Institucioni Juliana Latifi.
“Në vitin 2016 u monitoruan tregu i mediave audiovizive, tregu i shërbim cartifikimit të karburanteve dhe lëndëve të rrezikshme, tregu i prokurimit në fushën e teknologjisë së informacioni dhe komunikimit, tregu i karburanteve si dhe tregu farmaceutik”, u shpreh Latifi.
Në cilësinë e relatorit të draftit, deputeti Ervin Bushati përmendi sektorin e naftës dhe të sigurimit të mjeteve si tregjet ku vihen re shkelje dhe marrëveshje mes kompanive në dëm të konsumatorit.
“Tregu i karburanteve ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes së Autoritetit të Konkurrencës. Një treg tjetër shumë i ndjeshëm për konsumatorët ka qenë tregu i sigurimit të detyrueshëm motorik ndaj palëve të treta”, u shpreh Bushati.
Një prej hetimeve me ndjeshmëri më të lartë në vitin 2016 ka qenë ai i tregut të qumështit të ambalazhuar. Në fund të hetimit Autoriteti kërkoi zbardhje të procedurave të rimbursimit të TVSH-së si dhe analizim të pasqyrave financiare të kompanive.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO