TIRANE – Aleanca Kuq e Zi miratoi sot në tryezën për të Drejtat e Njeriut një platformë në të cilën parashikon ndryshime në Kodin Penal dhe përgatitjen e politikave në lidhje më përdorimin e armëve të zjarrit, ndërsa akuzoi Qeverinë shqiptare dhe Ministrinë e Brendshme se vazhdojnë të fshehin statistikat për përqindjet dhe nivelin e kriminalitetit.
Në programin e saj qeverisës AK ka vendosur edhe rihapjen e burgut të Spaçit dhe Burrelit “për t’i transformuar ato nga burgje të ndëshkimit politik në burgje ku të vuajnë përjetë vrasësit dhe ata që kryejnë krime kundër jetës dhe që kanë shkallë të lartë rrezikshmërie për shoqërinë”.
Gjithashtu, AK tha se duhet një program kombëtar të veçantë për çarmatosjen e popullsisë dhe miratimin e një legjislacioni të veçantë për përdorimin e armëve të zjarrit.
“Ndryshime radikale në Kodin Penal dhe në përgatitjen e politikave penale për të hequr dënimet alternative për krimin e vrasjes dhe për të ashpërsuar dhe unifikuar në aplikimin e vetëm dënimit me burgim të përjetshëm”, është një tjetër pikë e parashtruar sot nga AK.
AK tha sot se kjo platformë merr shkas nga “vrasjet, plagosjet dhe të gjitha krimet kundër jetës së njeriut nëpër rrugët e Shqipërisë që janë kthyer në një rutinë të përditshme për shoqërinë shqiptare e cilat tashmë nuk po përballet me fenomene si vrasja, përdhunimi, grabitja dhe keqtrajtimi por prej kohësh qytetarët e këtij vendi po përballen me brutalitetin dhe ç’njerëzimin e krimineleve të cilët po presin koka, copëtojnë trupa dhe makabratitete hollivudiane të këtij lloji”.
Ndërkaq, në tryezën e sotme AK tha se është e rëndësishme gjithashtu, që të bëhet dëmshpërblimi i familjeve të viktimave që kanë humbur të afërmin e tyre.
(gm/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com