TIRANE- Aleanca Kuq e Zi fton të gjithë qytetarët t’i bashkohen kësaj partie në protestën që do të zhvillojë më 7 prill në sheshin “Skënderbej”. Për Spahiun kjo datë do të jetë fillimi i pranverës kuq e zi ku rregjimi i Berishës do të rrëzohet. Sot paradite AK zhvilloi në Pallatin e Kongreseve Kuvendin e kësaj partie për Tiranën ku morën pjesë mbi 5000 delegatë të Tiranës të zgjedhur nga 47.000 anëtarë me teser të degës KuqeZi në Tiranë
Kreu i AK-së Kreshnik Spahiu bëri thirrje për rrëzimin e kryeministrit Berisha të cilin e përkufizoi “diktator” por dhe “perandor”. Ai ftoi të gjithë qytetarët t’i bashkohen kësaj partie në protestën që do të zhvillojë më 7 prill në sheshin “Skënderbej”. Për Spahiun kjo datë do të jetë fillimi i pranverës kuq e zi ku rregjimi i Berishës do të rrëzohet.
“Mëngjesi i 7 prillit do jetë fllad kuq e zi për përmbysjen e perandorit më të urryer. Ejani të shpëtojmë Shqipërinë nga pushtuesi i territoreve dhe lirive tona. Unë do të jem atje dhe mijëra flamuj kuq e zi do të shkojnë për të rrethuar perandorin. Populli duhet të bëhet pjesë e pranverës kuq e zi. Në Tiranë do të nis të bjerë regjimi, do të nisë agimi.”
“AK ka adhur si kërkesë e lirisë dhe kombëtarizmit tonë të munguar”- tha Myslim Pashai sekretari i përgjithshëm i AK-së. 5000 përfaqësuesit e sotëm me të drejtë votë janë zgjedhur nga 47.000 anëtarë me teser të degës KuqeZi Tiranë
SPAHIU: NE TIRANE AK DO JETE FORCE E PARE NE ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT
Spahiu u shpreh i sigurtë se në Tiranë AK do të jetë forca kryesore që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.
“AK indetifikohet me qytetarët e Tiranës që i ka përzënë diktatorë dhe do ta bëjnë më 23 qershor duke përzënë diktarotin e fundit në Europë. Keim besim se vota e tiranasve të vjetër dhe të ri do të jenë për AK dhe kam besim se AK do surprizojë skenën politike në Shqipëri. Unë personalisht besoj se shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre më 23 qershor, për të qenë në Tiranë partia e parë në zgjedhet e 23 qershorit. Tiranë nuk mund të mbajë në kurriz turpin për të votuar një kriminel si shtetasi Berisha. Tirana do ta shporri njeriun që mblodhi urrejtjen dhe ndau kombin në kuq e blu, veri jug. Ne kemi misionin të largojmë perandorin nga froni i tij, pasi perandorët nuk largohen me vota”- tha Spahiu. Ai premtoi se në listat e kandidatëve për deputetë të AK-së 20 % do ta zënë përfaqësues të rinisë, ndërsa 35 % kandidatet femra.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com