TIRANË - "Zoti është i pari, Shqipëria mbi të gjitha". Ky është slogani i Aleancës Kuqezi, e cila ka marshuar sot nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë drejt Kryeministrisë. Kreshnik Spahiu ka udhëhequr i vetëm turmën, duke u ndalur më pas para godinës së blinduar nga të gjitha anët, të Qeverisë. Pjesa e përparme e Kryeministrisë ishte rrethuar nga një kordon policie, ndërsa pas saj ishin ndalur disa furgonë policie dhe makina ujëhedhëse.
“Ai iku në Azerbajxhan, por ne e garantojmë se kudo që të shkojë, nuk do të gjejë derman”- deklaroi Kryetari i Aleancës Kuqezi, duke e akuzuar Kryeministrin Berisha si një tradhtar që nuk guxoi të përballej me protestën e paralajmëruar të kuqezinjve.
Nga protesta e sotme e AK-së, u mësua se slogani me të cilin ata do të shfaqen në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit është: “Zoti është i pari, Shqipëria mbi të gjitha”!
Gjatë fjalës së tij, kreu i Aleancës tha ndër të tjera: “Ky vend nuk do të bëhet me ish- ministra dhe ish- Kryeministra. Ne nuk do të lejojmë që ministrat e shtetasit Berisha në qeverisjen e katër viteve të fundit, qofshin këta edhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të jenë në qeverinë e ardhshme të shqiptarëve. Jo, nuk do ta lejojmë!".
Prostesta e Aleancës Kuqezi përfundoi në mënyrë paqësore.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

mbi të gjitha"">