Akademia e Forcave të Armatosura ofron master për sigurinë kibernetike, Ministri i Mbrojtjes: Programi ndjek standardet e NATO-s

Akademia e Forcave të Armatosura ofron master për sigurinë kibernetike, Ministri i Mbrojtjes: Programi ndjek standardet e NATO-s

Të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë dhe të thellojnë njohuritë në fushën e Sigurisë Kibernetike, Akademie e Forcave të Armatosura u ofron tashmë një mundësi!

Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje të gjithë atyre që janë të interesuar që të bëhen pjesë e një programi të niveleve bashkëkohore që ndjek standardet e NATO-s. Pranimet sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë të hapura për Vitin Akademik 2023-2024.

'Cyber Security është një nga fushat më të kërkuara dhe të lakmuara të studimit në të gjithë botën. Për të gjithë ata që dëshirojnë të specializohen dhe të thellojnë njohuritë në fushën e Sigurisë Kibernetike, #AkademiaeForcaveTëArmatosura ofron një mundësi të shkëlqyer që nuk duhet humbur!

Bëhuni pjesë e një programi të niveleve bashkëkohore që ndjek standardet e NATO-s. Pranimet janë të hapura për Vitin Akademik 2023-2024! Kliko linkun e mëposhtëm dhe merr gjithë informacionin e detajuar! https://shorturl.at/ivzU1.'- njofton Ministria e Mbrojtjes.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja