Dita e dytë e Akademisë verore të FRESSH ka qenë intensive për të rinjtë në kampin e Jalit. Pas diskutimit mbi të majtën dhe parimet e saj me deputeten Olta Xhaçka, i ftuari i radhës ka qenë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Përpara rreth  500 të rinjve socialistë Beqaj u shpreh krenar për forumin rinor duke thënë  se FRESSH është një forcë e madhe për PS.

Duke folur mbi reformat e Qeverisē, Beqaj u shpreh besimplotë se këto reforma janë në shërbim të shtetndërtimit, duke i siguruar Shqipërinë që duam gjeneratës se re.

Si koordinator i Programit të PS, Beqaj u shpreh se puna në qeveri s'është aspak e lehtë, por ekipi po jep maksimumin për të përmbushur premtimet e bëra në 2013, si dhe po reflektohet për çka mund të bëhet më mirë.

beqaj
beqaj
(Ilir Beqaj, Ministri i Shëndetësisë gjatë aktivitetit të FRESH në Jal)

Redaksia Online
M.Ç/Shqiptarja.com