Akademia e FRESSH në Jalë,Peza: 
Dhuna ndaj medias ka marrë fund

Akademia e FRESSH në Jalë,Peza: <br />Dhuna ndaj medias ka marrë fund
"Organizimi dixhital dhe koordinimi elektoral", ishte kjo tema e sotme e zhvilluar mes të rinjve të FRESSH dhe Sekretarit për Organizimin Dixhital në PS, Alfred Peza, në akademinë verore të të rinjve socialistë.

 Deputeti Peza diskutoi me të rinjtë rreth sfidave të partive politike në organizimin e tyre dixhital dhe mjeteve të komunikimit, duke theksuar se PS ka nje projekt të mirëfilltë në këtë fushë. Peza deklaroi se teknologjia do mundësojë që organizimi i PS, listat online dhe komunikimi nga kreu i PS tek çdo anëtar të jetë më i thjeshtë.

 I pyetur nga të rinjtë mbi lirinë e medias dhe ligji për lirinë e medias, Peza tha se ky është një projekt i përpiluar nga ekspertët ndërkombëtar. "Dhuna ndaj medias ka marrë fund bashkë me pushtetin e Berishës, për këtë nuk ka asnjë dyshim", theksoi Peza para të rinjve.

 Ndërkohë Sekretarja për Rininë në PS, Elisa Spiropali, teksa mikpriti Pezën theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi midis sekretariatit të rinisë dhe atij të dixhitalizimit. Kjo në kuadër të rritjes së FRESSH dhe përfshirjes së tij në fushatën online.  

"Liria e medias jo vetëm kufizohet siç ka ndodhur në të shkuarën, por edhe mund të shpërdorohet siç fatkeqësisht ndodh rëndom. Është detyrë e të rinjve t'i japin fjalës peshën dhe dinjitetin që i takon", tha Spiropali para të rinjve.

 Në ditët në vijim të Akademisë verore të FRESSH në Jal do të jenë të pranishëm deputeti Pandeli Majko i cili ka qenë edhe anëtar jurie i FRESSH Voice, kryebashkiaku Veliaj, ministri Klosi etj.

Redaksia Online
M.Ç/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën