Akademia e policisë marrëveshje 
bashkëpunimi me policinë kosovare

Akademia e policisë marrëveshje <br />bashkëpunimi me policinë kosovare
TIRANË - Ndërmjet institucioneve të arsimimit policor të Kosovës dhe të Shqipërisë, sot është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila ka si qëllim fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit reciprok mes dy institucioneve për të përkrahur objektivat strategjike në fushat e trajnimit, studimit, hulumtimit dhe zhvillimit, si dhe në marrëdhëniet me publikun.
 
Marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar nga drejtuesit e këtyre dy institucioneve në Shqipëri dhe Kosovë, respektivisht Drejtues i Parë Bilbil Mema dhe Ismail Smakiqi.
 
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit Drejtues i Parë Bilbil Mema, e cilësoi këtë takim si të një rëndësie të veçantë, si nga ana simbolike, ashtu edhe nga ana e formalizimit të një marrëdhënie bashkëpunimi, që zë fill, që në ditët e para të krijimit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
 
Mema vuri në dukje faktin se nënshkrimi i kësaj marrëveshje në këto momente, për Policinë e Shtetit është mjaft i rëndësishëm, pasi vjen pikërisht në kohën kur po punohet për reformimin e sistemit të arsimit policor dhe të Akademisë së Policisë. Duke, falënderuar homologun e tij, Smakiqi dhe kolegët që e shoqërojnë, që mundësuan negocimin dhe nënshkrimin e kësaj marrëveshje, Mema evidentoi fushat e bashkëpunimit në kuadër të kësaj marrëveshje:
 
“Marrëveshja e nënshkruar parashikon fusha mjaft të gjëra bashkëpunimi, ku ndër më kryesoret mund të përmendim atë të zhvillimit të arsimit profesional policor, trajnimeve të specializuara dhe të avancuara, si dhe të arsimit të lartë policor, shkëmbimin e programeve dhe të kurrikulave mësimore, të stafit akademik, pjesëmarrjen e ndërsjellë të studentëve në aktivitete të ndryshme mësimore, organizimin e përbashkët të workshopeve, seminareve, konferencave shkencore etj. Vlen të theksohet se dy institucionet tona, përveç se do të punojnë bashkërisht në përfitim të organizatave tona, kanë si synim në vetvete të organizojnë aktivitete të karakterit rajonal, ku do të mundësohet pjesëmarrja e agjencive të zbatimit të ligjit të të gjitha vendeve të rajonit, dhe në rradhë të parë të policive tona. Vlerësojmë se dy institucionet tona kanë të gjitha kapacitetet, qoftë logjistike ashtu edhe akademike-mësimdhënëse, për tu shndërruar në një faktor të rëndësishëm në funksion të zhvillimit profesional të të gjithë organizatave policore të vendeve të rajonit.”, u shpreh Bilbil Mema.
 
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, duke ndarë të njëjtin mendim me homologun Shqiptar, e cilësoi këtë marrëveshje si formalizim të një bashkëpunimi afatgjatë, që tashmë e kanë dy institucionet. Po ashtu Smakiqi, duke u ndaluar në rëndësinë e kësaj marrëveshje bashkëpunimi theksoi:
 
“Është një rast unik për të gjithë ne, që kemi ardhur nga Kosova, të shkëmbejmë këto materiale trajnimi, por njëkohësisht dhe të nënshkruajmë këtë marrëveshje, e cila po hap ndër të tjera dhe rrugën për shkëmbimin e eksperiencave afatgjata që ka Policia e Shqipërisë, me eksperiencat më të fundit të një policie demokratike që tashmë është instaluar në Republikën e Kosovës, që është një rezultat i një eksperience bashkëpunimi të institucioneve nga Kosova me ato organizma që i kanë bërë të mundura, e them me kënaqësi, në fillim OSBE dhe pastaj ICITAP dhe të gjitha institucionet e tjera, që kanë kontribuar në formulimin e këtyre trajnimeve, që tashmë janë të standardeve ndërkombëtare.”
 
Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit, përfaqësuesit e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike bënë një prezantim të trajnimeve që zhvillohen pranë kësaj akademie, si: trajnimi themelor (bazik) për policinë, Menaxhimi i vijës së parë, si dhe programi Studimor në fushën e Sigurisë Publike në nivelin Bachelor. Ndërkohë Mema, i njohu nga afër përfaqësuesit e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike me ambientet e Shkollës së Policisë, me trajnimet që zhvillohen pranë saj, si dhe me reformimin e sistemit të arsimit policor në Shqipëri dhe ngritjen e Akademisë së Policisë./ ATSH/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Hapet për qarkullim, mjetet e para ‘inaugurojnë’ tunelin e Llogarasë

Hapet për qarkullim, mjetet e para ‘inaugurojnë’ tunelin e Llogarasë