Akademia e Shkencave mban festivalin për të rinj, marrin pjesë 100 studentë të ekselencës, Gjinushi: Do të përkrahim brezin e ri të shkencëtarëve

Akademia e Shkencave mban festivalin për të rinj, marrin pjesë 100 studentë të ekselencës, Gjinushi: Do të përkrahim brezin e ri të shkencëtarëve

Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi

Festivali i shkencës “Shkenca nga të rinjtë tek fëmijët” që po mbahet nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë nëpërmjet Akademisë së të Rinjve ka mbërritur me sukses në ditën e katërt të tij.

Sot më 12 maj 2022 në festivalin e shkencës në mesin e studentëve të ekselencës ishte i pranishëm Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi që ndoqi me vëmendje prezantimet e punimeve të tyre shkencore. Ditën e katërt të festivalit e çeli dhe e moderoi dr. Andi Rëmbeci.

Ai tha se Akademia e Shkencave e Shqipërisë  së bashku me Akademinë e të Rinjve ka menduar që shkencëtarët e vjetër dhe të rinjtë të ecin bashkë dhe të shihen sy më sy për të pasur një pjesëmarrje dhe një nxitje të sa më shumë të rinjve në shkencë.

Dr. Rëmbeci falënderoi për mbështetjen e festivalit të shkencës Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Kryetarin e saj akad. Skënder Gjinushin.

Akad. Skënder Gjinushi në fjalën e tij përshëndetëse i falënderoi të gjithë nxënësit, studentët dhe profesorët e tyre që iu bashkuan thirrjes së festivalit. Ai tha se Akademia e Shkencave ka ngritur një strukturë ndihmëse për të rinjtë që është Akademia e të Rinjve dhe kjo strukturë është krijuar pikërisht për kërkuesit e rinj. 

Akad. Gjinushi tha se promovimi i shkencës është një nga misionet e Akademisë së Shkencave dhe nxitja e kërshërisë dhe dëshirës së të rinjve për t’u njohur me arritjet shkencore dhe për t’u përfaqësuar do të ndihmojë zhvillimin e shkencës dhe ecjen përpara të të rinjve që të bëhen specialistë të aftë për të ardhmen, me dëshirën sipas prirjeve dhe preferencave në fushat përkatëse.

Akad. Gjinushi tha se sot shkencat janë shumë të inteferuara me njëra-tjetrën dhe të rinjtë që studiojnë një profil të caktuar si matematika apo fizika, etj, do të kenë mundësi që në nivelet e specializimit të zgjerohen në profile të tjera të studimit. 

Akad. Gjinushi theksoi se niveli i formimit në shkollat tona është i krahasueshëm me atë europian dhe sekush që i vë qëllim vetes të specializohet në universitete të tjera jashtë vendit do ta ketë më të lehtë punën.

Akad. Gjinushi iu kujtoi studentëve se shumica e akademikëve shkollimin bazë e ka bërë në Shqipëri dhe shumë nga kolegët tanë që janë jashtë vendit janë në një nivel të lartë krahasuar me homologët e tyre.

Kërkimi shkencor është piramidë, ndaj gjithkush mund të vërë një tullë. Nuk duhet të stepemi për t’u marrë me kërkimin shkencor, tha akad. Skënder Gjinushi  dhe i inkurajoi studentët që të kenë ambicie për kërkime shkencore. Në fund të veprimtarisë ai falënderoi pjesëmarrësit në këtë festival dhe bëri së bashku me ta foto miqësore. 

Festivali “Shkenca nga të rinjtë tek fëmijët” po vijon sipas programit.  Kjo veprimtari zhvillohet në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, Universitetin e Tiranës, Universitetin “Aleksandër Mojsiu” të Durrësit dhe Universitetin Epoka.

Festivali do të mbyllet më 14 maj 2022. Akademia e Shkencave do t’u jap një certifikatë të veçantë kërkuesve të rinj që morën pjesë në festival në një ceremoni të posaçme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale