Akademia e Sigurisë në Hungari
nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi

Akademia e Sigurisë në Hungari<br />nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi<br>
Akademia e Sigurisë zhvilloi një vizitë zyrtare në Akademinë e Policisë në Szeget të Hungarisë. Qëllimi i vizitës ishte bashkëpunimi i Akademisë së Sigurisë me Akademitë e Policive të vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit, në kuadrin e një nisme të ndërmarrë nga OSBE-ja.

Dy akademitë nënshkruan edhe një marrëveshje bashkëpunime mes tyre, me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtorët respektivë të Akademive, për atë Hungareze nga Kolonel Csaba BARDOCZ dhe për Akademinë e Sigurisë nga Drejtues i Lartë Bilbil Memaj.

Kjo marrëveshje mundëson:

•Hartimin e një programi të përbashkët trajnimi,

•Shkëmbimin e eksperiencave të Akademive për kurrikulat,

•Metodologjinë e mësimdhënies,

•Shkëmbimin e leksioneve të përbashkëta me qëllim vendosjen standarteve të kurrikulave, metodologjisë së mësimdhënies, stafit pedagogjik etj., në të njëjtën linjë me standartet e vendeve anëtare të BE-së.

•Shkëmbimin e përvojës së mësimdhënies, ku pedagogët e Akademisë së Sigurisë të zhvillojnë leksione në Akademinë e Policisë në Hungari, dhe ata të Hugarisë të zhvillojnë leksione në Akademinë e Sigurisë në Shqipëri.

bilbil memaj policia

bilbil memaj policia

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

SKEDA /  Zihni Shahu ish-kryetar i Gjykatës së Elbasanit, emri i tij ka dalë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC

SKEDA / Zihni Shahu ish-kryetar i Gjykatës së Elbasanit, emri i tij ka dalë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC