Akademia ICT nga Huawei: Ndërtimi i një ekosistemi për talentet e reja dhe zhvillimin e industrisë

Akademia ICT nga Huawei: Ndërtimi i një ekosistemi për talentet e reja dhe zhvillimin e industrisë

Thyerja e hendekut të integrimit të industrisë dhe edukimit në shërbim të kultivimit të talenteve.

Sipas modelit tradicional të zhvillimit të talenteve të reja, arsimi i lartë i jep përparësi teorive dhe koncepteve, por neglizhon praktikat dhe aftësitë. Raporti midis kërkesës për talente të reja dhe prurjeve  duket se ka një hendek që pengon zhvillimin e industrisë. Në këtë kontekst, është e nevojshme një strategji afatgjatë që përfshin ndarjen e burimeve, avantazhet plotësuese dhe zhvillimin e përbashkët midis universiteteve dhe kompanive për të përputhur në mënyrë efikase prurjet e talenteve me kërkesën.

Si një ofrues kryesor global i zgjidhjeve ICT, Huawei mbështet një ekosistem të hapur, të përbashkët, të talenteve ku përfitojnë të gjitha palët. Në vitin 2013, Huawei nisi Akademinë ICT, një projekt bashkëpunimi midis shkollave dhe kompanive që përfshin institucione të arsimit të lartë, për të ndihmuar në ndërtimin e këtij ekosistemi për talentet. Gjatë gjashtë viteve të fundit, Huawei ka investuar shumë në eksplorimin e praktikave me universitete dhe kolegje duke përsëritur përvoja të suksesshme. Gjithashtu, kompania ka ndërtuar një proces zinxhir të furnizimit të talenteve që nis me të mësuarin, certifikimin dhe punësimin. Nëpërmjet tij thellohet bashkëpunimi midis universiteteve dhe kompanive duke promovuar zhvillimin e industrisë dhe përparimin e modelit të zhvillimit të talenteve. Huawei ndihmon universitetet të kultivojnë talentet e ICT që plotësojnë kërkesat e industrisë, duke siguruar talente me cilësi të lartë.

Në fund të vitit 2019, Akademia ICT e Huawei ishte e vendosur në 72 vende si: Kinë, Azi Juglindore, Lindje e Mesme, Afrikë, Evropë, Amerika Latine dhe Paqësori Jugor. Universitetet partnere janë ndër më të vlerësuarat në vende të ndryshme. Në total, janë përfshirë 927 kolegje e universitete dhe më shumë se 45 mijë studentë aftësohen çdo vit. Në 2019-ën, Huawei dhe mbi 1300 partnerët bashkëpunues mbajtën 51 panaire talentesh në të gjithë botën, duke tërhequr më shumë se 21 mijë studentë dhe duke siguruar më shumë se 3,600 personel me cilësi të lartë në industrinë e ICT.

Akademia ICT nga Huawei: Zgjidhje shumë-dimensionale që adresojnë problematikat e ekosistemit të talenteve

Projekti i Akademisë ICT nga Huawei mbështet strategjinë që ndërthur platformën dhe ekosistemin.  Bazuar në kërkesat e industrisë, projekti trajton problematikat dhe integron avantazhet e burimeve që vijnë si nga universitetet ashtu edhe nga kompanitë. Huawei ofron një zgjidhje gjithëpërfshirëse që përfshin të gjithë procesin e zhvillimit të talenteve nga zhvillimi i kursit, mundësimi i trajnerit, deri te vendosja e mjedisit laboratorik, dhe nga çertifikimi i talenteve, konkurrenca, deri te punësimi. Kjo nismë kërkon një bashkëpunim midis qeverisë, universiteteve dhe kompanive për të ndërtuar një model të ri të zhvillimit të talenteve në industrinë e ICT dhe një ekosistem efektiv. Huawei gjithashtu ofron zgjidhje shumë-dimensionale për lloje të ndryshme prirjesh në nivele të ndryshme, duke siguruar që zgjidhjet e bashkëpunimit shkollë-kompani të përputhen në mënyrë efektive me nevojat e institucioneve të arsimit të lartë, dhe promovojnë zhvillimin e llojeve të ndryshme të talenteve të ICT.

Huawei punon me mësuesit e kolegjit dhe të universitetit për të zhvilluar së bashku kurse të bazuara në të kuptuarit të industrisë sipas Huawei, akumulimin teknik dhe praktikat, analizën e pozicionit të industrisë dhe sistemin standard të çertifikimit të talentit. Po ashtu ndërton një sistem praktik kursesh që përshtatet me kërkesat e industrisë për talentet. Kursi përfshin një gamë të gjerë fushash teknike, duke përfshirë routing dhe switching, ruajtjen e dhënave, cloud, WLAN, cloud computing, big data, Internet of Things dhe inteligjencën artificiale. Ajo u siguron mësuesve dhe studentëve një platformë të hapur për mësimin e praktikën në internet. Kurse të tilla mund të përmirësojnë shumë efikasitetin dhe cilësinë e kultivimit të talenteve. Pas nënshkrimit të një kontrate me Akademinë ICT të Huawei, universitetet mund të marrin autorizimin e kursit të siguruar nga kompania si dhe trajnimin falas që integron kurse, praktikë dhe certifikim - duke arritur mësimdhënie e funksionim të pavarur.

Në vitin 2014, Universiteti i Alicante, një nga më të mirët në Spanjë, nënshkroi një kontratë me Huawei për t'u bërë Akademia e parë ICT e Huawei në Evropën Perëndimore. Kompania mundësoi që ekspertët të sigurojnë trajnime për HCIA-Routing & Switch për katër profesorë, duke i ofruar universitetit mundësinë që edhe studentët ta ndjekin këtë kurs në mënyrë të pavarur.

Provimi i certifikimit nga Huawei është një mjet i rëndësishëm për të testuar arritjet e studentëve dhe është shumë domethënës në përmirësimin e cilësisë së zhvillimit të talenteve të Akademisë ICT. Shumica e studentëve mund të kalojnë provimet e certifikimit nga Huawei pas përfundimit të kurseve përkatëse, duke provuar se janë të kualifikuar për pozicionet kryesore të industrisë. Për studentët, certifikimi nga Huawei mund të përmirësojë konkurrencën e tyre të punësimit. Për universitetet, certifikimi nga Huawei mund të përmirësojë shkallën e punësimit të shkollave. Për kompanitë, certifikimi nga Huawei mund të zvogëlojë kostot e trajnimit të tyre. Në 2018, Universiteti i Alicante shtoi kursin HCIA-Cloud, dhe kurset teknike të Huawei janë bërë të detyrueshme.

Konkursi ICT nga Huawei: Promovimi i Edukimit, Mësimit dhe Zhvillimit

Qëllimi përfundimtar i kultivimit të talenteve është transferimi i punonjësve të rinj në industri. Në këtë proces, përmirësimi i aftësive praktike të studentëve dhe konkurrencës në punësim, ka qenë gjithmonë thelbësor në bashkëpunim ndërmjet shkollave dhe kompanive, si tregues i rëndësishëm për gjurmimin e arritjeve të talenteve.

Huawei ka mbajtur katër konkurse vjetore ICT me një numër në rritje pjesëmarrësish çdo vit. Tridhjetë ekipe dhe 7.550 studentë nga Kina morën pjesë në konkursin e parë, të mbajtur në vitin 2015. Konkursi i katërt në vitin 2019 u mbajt në 61 vende, duke përfshirë më shumë se 100n mijë studentë nga më shumë se 1.600 universitete e kolegje. Konkurse për novacionin u mbajtën gjithashtu për të vlerësuar aftësitë novatore të studentëve në aplikimin dhe hartimin e zgjidhjeve të teknologjive të reja si AI, cloud computing, big data, IoT dhe për të kultivuar aftësitë teknike të tyre. Konkursi i pestë që tani po mbahet në më shumë se 70 vende të botës, pritet të përfshijë më shumë se 150 mijë studentë.

Në fund të vitit 2017, Huawei publikoi vizionin dhe misionin e ri të korporatës që përqendrohet në rolin e tij si një themel për botën inteligjente. Kompania synon të bëhet një themel për kultivimin e talenteve të reja në ekonominë digjitale. Në epokën e re të zhvillimit të ICT, Huawei do të përshpejtojë novacionin shkencor dhe teknologjik; gjithashtu do të investojë në novacionin e njohurive dhe zhvillimin e talenteve. Përmes bashkëpunimit të mëtejshëm midis shkollave e kompanive, Huawei synon të përafrojë diplomat e shkollave dhe sektorët e industrisë, përmbajtjen e kurseve dhe kualifikimet profesionale, strukturat mësimore dhe proceset e prodhimit dhe zhvillimin e talentit dhe punësimin.

Duke plotësuar boshllëkun midis kërkesave të kompanive dhe prurjeve nga shkollat, Huawei shpreson të sigurojë më shumë talente me aftësi teknike në teknologjinë e përparuar dhe më shumë mbështetje për novacionin dhe sipërmarrjen - që sjell zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë së ICT.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan