Akademia e Filmit – Marubi organizon me datë 17 mars disa aktivitete për të nderuar punën dhe veprën e aktorit të madh shqiptar me famë botërore, Bekim Fehmiu.
Aktivitetet nisin me shfaqjen e filmit “Bekim Fehmiu në Shqipëri”, një kronikë mbi vizitën në Shqipëri në vitin 1972 të artistit kosovar Bekim Fehmiu.
Takimet e tij me njerëz të artit e kulturës si dhe udhëtimet nëpër qytetet shqiptare si në Krujë, Durrës, Sarandë e Gjirokastër, por edhe në veprat industriale, ndiqen nga kamera e Bardhyl Martinianit, për t’u fiksuar më pas në celuloid.
Filmi ka për regjisor Vitori Çelin, zgjat 10 minuta dhe është prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re”, 1972. Bekim Fehmiu u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Beograd më 15 qershor 2010. Vdekja e tij e ciwlsuar si vetëvrasje mbetet ende një mister i pazbardhur.
/Shqiptarja.com