TIRANE- Dhjetë akademikë të fushës së Bujqësisë dogjën sot paradite para ministrisë së Bujqësisë, gradat e tyre shkencore në shenjë proteste e revolte kundër militantizmit të qeverisë Berisha. Të indinjuar nga degradimi i sektorit të bujqësisë ata kanë djegur të gjithë së bashku gradët e tyre shkencore.
Ata akuzojnë kryeministrin Berisha dhe ministrin e Bujqësisë se shkatërroi elitën e intelektualëve por dhe çoi drejt degradimit sektorin e bujqëisë. “Teserat e PD-së janë më të rëndësishme se doktoraturat. Berisha mision antishqiptar në shkatërrim e shtetit.”- deklaruan akademikët të cilët të mbështetur dhe nga Aleanca Kuq e Zi protestuan para Ministrisë së Bujqësisë.
"Këta pushtetarë të korruptuar kanë shkatërruar dijen duke deformuar dhe shpërbërë institucionet kërkimore shkencore dhe duke nëpërkëmbur shkencëtarët. Ministria e Bujqësisë di të bëjë gjithçka por vetëm ministrinë nuk e drejton dot, sepse brenda saj ka një staf të paaftë profesionalisht me në krye Genc Rulin i cili e ka kthyer këtë dikaster në celulë të partisë shtet ku kriter për punësimin nuk është më diploma por tesera e partisë demokratike” deklaroi profesor Ago Nezha.
Mes akademikëve që dogjën gradat e tyre shkencore janë Profesor Hektor Veshi, Profesor Doktor Fadil Daci, Profesor Doktor Ago Nezho, Profesor Doktor Bel Musta, Profesor Doktor Ali Çoku, Doktor Polo Çakalli, Dok Adriatik Leka, Master Drini Nezha Master Irfan Gjeci. Pas këtij akti Akademikët iu bashkuan nismës së Aleancës Kuq e Zi.
(Foto nga protesta sot)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com