Akademiku Rexhep Qosja
Banori më i ri i Tiranës

Akademiku Rexhep Qosja<br />Banori më i ri i Tiranës
TIRANE- Një banor i ri i është shtuar Shqipërisë. Është pikërisht akademiku kosovar, Rexhep Qosja.

Më 28 Prill, Rexhep Qosja është betuar para punonjësve të njësisë bashkiake numër 5 në Tiranë, si banori më i ri i saj.

"Betohem se do të zbatoj me përpikmëri të gjitha të drejtat dhe detyrimet kushtetuese dhe ligjet e Republikës së Shqipërisë", tha Qosja.

Rexhep Qosja u pajis me kartën e identitetit dhe pasaportën biometrike.

Rexhep Qosja mban shtetësinë shqiptare që nga viti 1999, me dekret të Presidentit numër 2346, që i njeh gjithë të drejtat dhe detyrimet si shtetas shqiptar. Përpos kësaj, ai ka dhe shtetësinë kosovare. Rexhep Qosja nuk është i vetmi shtetas i Kosovës që ka marrë pasaportën shqiptare. Edhe Nexhmie Pagarusha ka marrë nënshtetësinë shqiptare.

Marrë nga "Kosova Press"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike