AKB shpall konkurs për logon e Via Egnatia

/ATSH/ - Agjencia Kombëtare e Bregdetit organizon konkursin për logon e Via Egnatia. Në këtë konkurs ftohen të marrin pjesë studentë të degës arkitekturë, design dhe art.
Të gjithë pjesëmarresit do të krijojnë koncepte origjinale për logon identifikuese të Via Egnatia. Kjo është një tjetër iniciativë e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit pas ekspeditës me pedagogë dhe studente të Universitetit të Venecias të realizuar në verë në këtë rrugë, që Via Egnatian ta kthejë në një atraksion për vizitorët dhe turistët e huaj.
Kjo Agjenci cakton edhe një afat për dorëzimin e materialit grafik, që është data 22 nëntor 2015. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, përplasen dy automjete