/ATSH/- Fituesit për kërkim nafte dhe gazi me Marrëveshjet e reja Hidrokarbure si grupi "Shell"& "Petromanas" për Bllokun "4" dhe kompaninë izraelite "Navitas", pjesë e "Delek group" për Bllokun e kërkimit "Dumre", pritet të nisin së afërmi negociatat me AKBN-në.
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) ka hapur këto ditë procedurat për fillimin e negociatave mbi termat dhe kushtet kryesore të Marrëveshjeve Hidrokarbure me kompanitë e shpallura fituese.
Vlerësimi dhe shpallja e dy fituesve është bazuar mbi programin e investimit të paraqitur prej aplikuesve dhe historikut të kompanive, me qëllim diversifikimin e investitorëve.
Pas përfundimit të procesit të shqyrtimit të ofertave dhe përzgjedhjes për dy zona të lira të kërkimit të naftës në Shqipëri, ishte Ministria e Energjisë dhe Industrisë që shpalli fitues për Bllokun "4" kompanitë "Shell" & "Petromanas" dhe për Bllokun e kërkimit "Dumre", kompaninë "Navitas".
Në muajin tetor pritet të mbyllet raundi i dytë edhe për tre blloqe në tokë: Bllokun 'C', Bllokun '5' dhe Bllokun 'Panaja'.
/Shqiptarja.com