Sipas deputetit socialist, Sajmir Tahiri ky votim quhet nul, pasi nuk është arritur korumi i duhur për të votuar një ligj të tillë. Sipas Tahiri, duhet të paktën 71 deputetë në votim që ai të quhet i ligjshëm.
KUVENDI: PS S’DUHET TË HIQTE KARTËN
Kuvendi ka reaguar lidhur me akuzat e PS për votimin nul të ligjit të akcizës.“Rregullorja e Kuvendit në asnjë nen të saj nuk parashikon opsionin e votimit me heqjen e kartës.Vullneti politik i deputetëve apo i grupeve parlamentare shprehet përmes votimit pro, kundër ose abstenim.Lidhur me projektligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, ky ka patur 68 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim. Lidhur me kuorumin, votimi i kryer sipas rregullores ka patur 128 deputetë prezent. Në fakt, gjatë gjithë kohës në seancë kanë qenë prezent 128 deputetë”, sqaron Kuvendi.
Sipas deklartës zyrtare, shumica e nevojshme për miratimin e ligjit sipas nenit 55 të Rregullores, ka qenë 65 pro. Ndërkohë që ligji në fjalë ka patur 68 vota pro
DEBATET
Debate në seancën e sotme gjatë diskutimit të pligjit për akcizën. Deputetët e opozitës kanë debatuar gjatë me ministrin e financave Ridvan Bode për pligjin që sipas qeverisë është i mbështetur nga BE.
Drafti i ri i akcizave parashikon që kjo taksë e vecantë nuk do të mblidhet më nga administrate tatimore, por nga doganat.
Sipas ministrit Bode drafti është propozim I ndërkombëtarëve dhe ka qënë sipas tij KIE që ka kërkuar unifikimin e mënyrës së pagesës së këtyre taksave.
“Unifikimi I manyrës së pagesës-tha Bode në Kuvend- krijin kushte të barabarta për të gjithë”.
Deputetët e PS shprehën rezerva për drafti. Sipas deputetit Arben Malaj “ Ligji nuk krijon garanci për likujditete”
Sipas tij miratimi I një drafti të tillë kushtëzn rishikimin e të gjitha ligjeve ekzistuese për taksat.
Në komisionet parlamentare ligji për akcizat është miratuar vetëm nga deputetët e mazhorancës.
Drafti parashikon që duke filluar nga 1 korriku, akciza të menaxhohet vetëm nga doganat, si për mallrat e importit, ashtu edhe për ato të prodhuara në vend Projektligji nuk parashikon ndryshim në nivelin e akcizave, por menaxhim nga doganat në rrugë elektronike. Gjithashtu, do të ketë rregulla të reja për pagesën e saj.
Drafti i ri për akcizat, i hartuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, ka ngjallur kundërshti edhe nga përfaqësues të biznesit. Sipas tyre, pr/ligji në disa nene nuk përfaqëson nismën e qeverisë në mbrojtje të biznesit vendas, duke parashikuar dispozita që detyrojnë bizneset të lënë garanci për gjobat, ose në të kundërt parashikohet sekuestrimi i pronës.
(aq/ns/shqiptarja.com)