Akcizat dhe tatim-fitimi, debat biznes-qeveri

Akcizat dhe tatim-fitimi, debat biznes-qeveri
Pas ankesave të shumta të biznesit, në mbledhjen e rradhës së Këshillit Konsultativ të Biznesit, të zhvilluar sot në ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, është diskutuar projektvendimi “Për dispozitat zbatuese të Ligjit Për Akcizat”, si dhe projektligji për ndryshime në ligjin“Për tatimin mbi të ardhurat”.
Duke prezantuar ndryshimet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, zv ministri i Financave Alfred Rushaj tha se ai parashikon që pagesat e biznesit të bëhen një herë në tre muaj. Qëllimi i projektligjit, sipas Rushajt, është që biznesi të fitojë kohë për të bërë pagesën. Por ky ndryshim, është kundërshtuar nga biznesi, sipas të cilave kjo do ta vërë në vështirësi biznesin. “Duke mos njohur ende gjendjen përfundimtare të të ardhurave dhe shpenzimeve për tre muajt në vijim, pra dhe nëse do të këtë fitim dhe në ç’masë, parapagimi në çdo tre muaj i tatim-fitimit përbën një kosto shtesë, të palogjikshme, që do ta vendosë në shumë vështirësi financiare biznesin, në një kohë kur për shkak të krizës në vendet e eurozonës, situata financiare edhe kështu është e pasigurt”, kanë qenë argumentimet e biznesit. Kjo nismë e Financave ka gjetur kundërshtim publik edhe nga Dhoma e Tregtisë Tiranë, sipas të cilës në këtë mënyrë rritet kostoja për bizneset. Ndërkohë, biznesi ka bërë thirrje që qeveria,para se të kërkojë rritje taksash, të përmbushë më parë detyrimet e papaguara që ka ndaj subjekteve.
Sa I përket akcizës, ligji i ri ndryshon tërësisht konceptin mbi administrimin e taksës së akcizës, kufizon prodhimin e pijeve alkoolike (për përdorim vetjak dhe shitje), rrit taksat në varësi të volumit (gradës alkoolike), sikurse, ndër të tjera, i detyron kompanitë të parapaguajnë taksat dhe pullën, duke vendosur garanci bankare, etj.
Financat thonë se ligji i përshtatet BE-së, kurse biznesi shprehet i indinjuar mbi ndryshimet, pa marrë në konsideratë kërkesat. Projekti është në fazën e miratimit të neneve në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, ndërsa biznesi shpreson në pezullimin e procesit, deri në sqarimin e plotë të procedurave që do të ndiqen.
Më shumë se sa kosto për ndërmarrjet private, të konsoliduara tashmë, ajo çfarë shihet me shqetësim nga ekspertët e fushës lidhet me efektet e ligjit te prodhuesit e vegjël vendas, si për konsum vetjak, ashtu dhe për tregtim. Me dyshim shihet edhe fakti i administrimit të taksës, e cila nga tatimet, ka kaluar tërësisht te doganat (duke nisur nga data 1 korrik 2012).

(g.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës