Aktualisht, kjo tarifë është në nivelin 0.38 lekë. Ndërsa tarifat e interkoneksionit do të ulen në 1.34 lekë për minutë në fillim të vitit 2016, për të zbritur në 1.09 lekë në fillim 2017 dhe 0.7 lekë për minutë në fillim të vitit 2018.Këto ndryshime tentojnë t'i japin më shumë konkurrencë tregut të telefonisë fikse dhe pritet ta bëjnë akoma më të lirë komunikimin fiks për përdoruesit fundorë.
Vitet e fundit, ky shërbim ka humbur ndjeshëm interesin e publikut, për shkak të uljes drastike të tarifave të telefonisë celulare. Sipas AKEP, vitin e kaluar trafiku telefonik nga linjat fikse përbënte vetëm 3% të trafikut total telefonik kombëtar.