90 minutat e ndeshjes Skënderbeu-Apolonia në Korçë për Kupën e Shqipërisë u mbyllën me porta ta paprekura, ndërsa për të përcaktuar fituesin u desh të luhej shtesa. Aty ku miqtë kaluan të parët në avantazh me Sulën, por vendasit arritën të përmbysnin me golat e Ndiaye dhe Drame.

Për shkak të skemës së ndryshuar të Kupës së Shqipërisë këtë sezon është përcaktuar që në 1/8, ku luajnë për herë të parë skuadrat e Superligës së sezonit të kaluar, Skënderbeu do të përballet me Partizanin. Dueli do të jetë me ndeshje teke në fushën e Partizanit më 9 janar.

Po sot kualifikimin në 1/8 e siguroi edhe Laçi, që fitoi me rezultatin e pastër 3-0 kundër Shirokës. Golat në fazën e 1/32 erdhën nga Tola, Nerguti dhe Bibo. Në fazën tjetër Laçi do të luajë në fushë e Tiranës.

Nga faza e ¼, ose ndryshe çerekfinalet, ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje.